Lulzim Basha është thjesht kremastari ku ti var dobësinë tënde!

E Enjte, 22 August 2019 18:41

Nga Nga Elona Caslli 
Mundohesh gjithmonë të thurësh një alibi dhe ta përligjësh mungesën tënde në protestë. Alibisë i vë një emër. Dhe kësaj here qëlloi që alibia ta ketë emrin Lulzim Basha.

Emri është krejt i rastësishëm. Mund të ndryshojë nga koha në kohë, në varësi të personazheve që janë në jetën politike.

Më thua shpesh se je i pakënaqur nga të dyja palët në politikë; se nuk e do as Rilindjen dhe as Bashën; se janë të gjithë njësoj; se asgjë nuk do të ndryshojë; se Basha është si Rama.

Le ta marrim të mirëqenë për një çast faktin që Basha është si Rama dhe le t’i braktisim që të dy.

Je ti si qytetar përballë qytetit tënd.

Je ti si qytetar përballë shtetit tënd.

Je ti si qytetar përballë padrejtësisë.
Çfarë bën ti?!

Ngre supet dhe më thua: Ç’mund të bëj unë ?! Unë s’kam asgjë në dorë!

Kam disa pyetje për ty: Sa herë je revoltuar në jetë, në të përditshmen tënde?!

Sa herë ke dalë mbi frikën tënde dhe ke folur në punën tënde?!
Sa herë i ke treguar vendin përgjegjësit që donte të të shtypte pa të drejtë?!

Sa herë e ke sharë në heshtje, drejtorin që të dikton edhe buzëqeshjen?!

Ji të paktën një herë i ndershëm me veten dhe përgjigju: Asnjëherë !

Si mund të kuptosh një revoltë popullore kur nuk ke përjetuar kurrë një revoltë individuale?!

Kthjellohu dhe kupto se Basha nuk është veçse kremastari ku ti var dobësinë tënde.

Post Scriptum - Të paktë janë skllevërit e vërtetë. Pjesa më e madhe janë skllevër vullnetarë.

Më shumë në këtë kategori « Mburrje e kotë Demonkracia jonë »
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...