Njeriu i izoluar i Evropës, kryeministri i drogës, kanabisit, zgjedhjeve moniste sot ka marrë pjesë në ceremoninë mortore që Franca nderon ish Presidentin Zhak Shirak. Edhe fotoja flet më shumë se mijëra fjalë, ku shteti nderon shtetarin. Atje nderohet trashëgimia që ai la, por nderohet edhe Franca.
Ndërkohë , i izoluari i Ballkanit dhe Evropës, patjetër do bënte një mesazh në twitter, i shtrëngoi apo jo duart me Macronin, llafosën apo jo, kur botërisht i ka dalë dhe fakti që ky njeri e ka fyer Presidentin e Francës. Edhe si trashëgimi dhe si zakon shqiptar, por edhe në mbarë botën, në xhenaze nuk llafoset për hallet e kanabisit apo problemet e Taulant ballës me “Toyotta Yaris”.
Por ky, kur vjen fjala për show nuk e ka problem të thyejë çdo lloj kodi, edhe atë të vdekjes./ REDAKSIONALE