Uriah Hipi i Tiranës 100 mijë euro për Francën, 100 milionë lekë për tragjedinë shqiptare

Hënë, 02 December 2019 12:20

Kryetari i emëruar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me veprimet që bën tregon që nuk është në Shqipëri, ose nuk ia ndjen për çfarë ka ndodhur në Shqipëri.  E nisi në mënyrën më skandaloze të mundeshme duke bërë propogandë për arritjet e tij live në mediat e blera prej tij duke harxhuar kohë televizive e paguar më paratë e taksapaguesve shqiptarë, ndërsa me mijëra palate dhe mijëra banesa ishin shembur brenda të cilave u gjetën dhjetra të vdekur.

Tragjedia preku dhe Tiranën ku me qindra banesa dhe pallate janë dëmtuar dhe u shënua dhe një viktimë por Uriah Hipi i Tiranës nuk gjendet në krye të detyrës. Lal Eri ka paguar 100 mijë euro për Francën, 100 milionë për tragjedinë shqiptare. Eshtë ky një absurd i vërtet teksa i shtohen këtu dhe sjelljet skandaloze të Erionit.         

Tallja e Lal Erit nuk ndalet këtu. Ai madje postoi dhe foto të shpërndarjes së ndihmave të një tjetër tërmeti sikur po i shpërndante tani. Rezultoi një mashtrues i vërtet siç i tillë është.  Madje Lal Eri nuk ka hapur as dhe një numër llogarie në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti.

Bashkia e Tiranës gjasmë e drejtuar prej teje sepse vec në detyrë nuk është, nuk po mund të iu ofrojë ndihmën e duhur familjeve që gjendet në mes katër rrugëve pa veshje dhe ushqim. As dyshekë dhe krevatë nuk ka dhe ankesat u bënë live madje në një takim të Ramës më banorët e Kombinatit. 

Aq jashtë detyre është Uriah Hipi i Tiranës sa dhe vet Rama duke qenë së e sheh që nuk po merret fare me këtë punë,  pra dhenien e ndihmes familjeve te prekura nga termeti iu desh te bente spektakel teksa iu sul hapur duke e urdhëruar  që të lyente shkallë e një pallati.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 18:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...