Miliarda lekë koncesione, për çfarë u shërbejnë shqiptarëve sot?

Hënë, 02 December 2019 11:50

Me të drejtë media, politikanë, por edhe analistë të ndryshëm, deri tek njerëz të thjeshtë  kanë pyetur në këto ditë të zeza të fatkeqësisë se për çfarë u shërbejnë “miliarderët” e qeverisë, të cilët u bënë të tillë me paratë që vetë Rama e qeveria e tij u dha? Në listën e gjatë të donatorëve, dashamirëve e dhuruesve nuk figuron emri i tyre, madje ata as përmenden fare. Në rastin më të mirë kanë ikur jashtë shtetit. Ku janë miliardat e koncesioneve të rrugëve të veriut, që shkojnë mbi 140 miliardë euiro, ata të rrugëve jugut, koncesioneve të tjera, mjekësisë, ata që gllabërojnë shumicën e zërit të investimeve në buxhet? Ku është koncesioneri i Teatrit Kombëtar, i rrugës së Kombit, të Balldrenit, ku është “Fusha” etj, etj? Ata po presin shansin nga Rama që të nisin punën për gjahun e majmë, të kapin llokmat nga rindërtimi, të përfitojnë nga donacionet, ta shtrydhin mirë këtë buxhet. Fatkeqësisht Qeveria në këto 6 vite ka mbështetur dhe inkurajuar deri në majmëri me dhjetëra individë e firma të cilat kanë marrë pjesën e luanit nga taksat tona. Janë dhënë lloj lloj koncesionesh po si nuk u dha një për emergjencat civile?! E sot ata miliarderët e qeverisë nuk i ke për asgjë, as për të të ndihmuar e as për sy e faqe.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 21:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...