Mallkimet si ndëshkim pa gjyq

Premte, 06 December 2019 16:22

Nga Qemal SAKAJEVA

Në Bibël, në faqen 1283 (botim i “Drita”, Ferizaj, 1994, me përkthim mjeshtëror të Dom Simon Filipaj), flitet për  “Pesë mallkimet”, të cilave njeriu duhet t’u ruhet e t’u ketë frikë. Po të mos jesh pjesë e një shoqërie në krizë të thellë, edhe mund të mos mbeten në mendje.

1.

 “Mjerë kush mbledh ç’ka s’është e tij - deri kur? që ngarkon pengje mbi vete!”

Vjedhja, ose kusarimi, ose hajnia, ose grabitja - shih sa shumë emra për një veprim të shëmtuar e të ndëshkueshëm, por që tingëllon ledhatueshëm kur thirret ndër ne “euro-amerikanisht” me fjalën korrupsion - pra korrupsioni a nuk është mbledhje “çka s’është e tij”? Dhe pyetja “deri kur?”, a nuk afron cak kohor të fillimit të pasojës, si ndëshkim i asaj që është mbledhur ndërsa s’ka qenë e jotja?

Vjedhja zyrtare, nuk ndodh nga njerëz me zhele e shtëpi pa bukë, por nga ata me kostume të shtrenjta, pushtet  e pasuri. Ky pasurim i urryer nuk shthuret, nuk ndërpritet e nuk rrëzohet lehtë, deri sa ndëshkimi mbi ta, nëpërmjet dënimeve shembullore të merituara, të mos u ketë kallë frikën e ligjit: “Mjerë kush merr çka nuk është e tij”!

Kur korrupsioni të shkatërrohet me çdo kusht dhe lufta kundër tij të ketë fituar edhe si psikologji (nëse?!), të jetë ngritur edhe opinioni në mbështetje (gjithashtu, nëse?!), atëherë njerëzit do të shihet të jenë të shpërblyer, për çdo rast, tek të thonë: E zuri mallkimi!

2.

 “Mjerë kush nxjerr fitim të padrejtë për të zezën e shtëpisë se vet që të endë lart çerdhen e vet për të shpëtuar nga mjerimi!”

Shoqëria jonë  i këmben rolet shitës - blerës dhe anasjelltas. Duke qenë se individi, për shumë vjet qe lënë i pambrojtur, ndër ne u thur e u end manipulimi. Aq përfshirës u bë mashtrimi e manipulimi sa, thuajse nuk mbeti gjë pa u prekur nga ky kalbëzim i rëndë, për nxjerrjen e fitimeve të padrejta, për t’u pasuruar më shpejt e më shumë. Shko të blesh bukë dhe nuk je i sigurtë se me çfarë mjelli është gatuar dhe a ke marrë gramaturën e paguar. Blej qumësh dhe nuk të lëshon dyshimi për papastërtinë apo hedhjen e ujit në të. Nuk e pi ujët e çezmës që e paguan çdo muaj vetëm nga pasiguria dhe po aq i pasigurtë ndjehesh për ujin e blerë me emra të ndryshëm nëpër bidona plastikë. Kërkon një shërbim mjeksor dhe, përveç që çmimi të fut drithërimat, dyshon a t’i kanë dhënë të sakta përfundimet e analizave. Furnizohesh me karburant dhe nuk e di sa ujë, squfur a përzjerës të tjerë  ka brenda. Punësohesh te privati dhe, edhe po i pagoi siguracionet, ai prapëseprapë nuk i nënshtrohet rregullit, sepse duke përdorur dy lloj faturash, ashtu i mashtron të dy palët, edhe të punësuarin, edhe shtetin. Blen shumë shtrenjtë një apartament në ndërtesa të larta dhe dyshon nëse është i qëndrueshëm ndaj tërmetit. Numrimi i këtyre është aq i pafund sa, ndër njerëz është krijuar mendimi, se nuk ka më asnjë gjë që nuk manipulohet për të fituar. Ndëshkimi i tyre vjen vetëm atëherë kur shteti arrinë t’i përcjellë mashtruesit frikën me ndëshkim të ligjit.

 3.

 “Mjerë kush në gjak ndërton qytetin, mbi fajësi e ngre kështjellën!”

Shqipëria është kthyer në një vend ku, me çfarë ka ndodhur, ky lloj ndëshkimi vërtetë besohet disi. Por ka plot që nuk duan t’ia dinë rrezikut e pasojës. Po të vëresh me vëmendje statistikën e krimit, ka edhe të vrarë të pafajshëm, që e ka marrë plumbi qorr. Gjithë të tjerët, të futur në varr, pa mundur ta gëzojnë pasurinë e shumtë, janë larje hesapesh a ndëshkim, duke e vërtetuar mallkimin me gjak.

Nëse në Kinë vdekjet e panumërta ndodhin nën tokë, thellë minierave të pasigurta, me etjen për fitime të majme e me shpenzime të pakta, në Shqipëri vdekjet e panatyrshme, por të bujshme, kanë ndodhur mbi tokë, si ndëshkim i përfshirjes në krim dhe i mallkimit që i zë një ditë. Shpesh paratë e fituar nga vjedhja e krimi, janë kthyer në pallate e vila madhështore, biznese befasuese, makina ëndërr. Kjo është sëra më e mallkuar e njerëzve, si nga të pafajshmit, të përfshirë në fatkeqësitë , si nga të tjerë, që janë pjesë e shoqërisë dhe ndjejnë bashkë me ta.

                                                                     

4.

 “Mjerë kush pijen i jep mikut të vet, i qet helm dhe e deh për t’ia parë lakuriqësinë!”

Ky mallkim ka ndëshkuar tronditshëm ndër ne. Trafiku i qënieve njerëzore, më i ziu dhe më i turpshmi, që ka ndodhur me shfrenim dhe nuk mund të thuhet se është ndalur, ka statistika rrëqethëse, aq sa na pati ngjitur gati në krye të shteteve. Trafikimi, përgjithësisht, nuk ndodh patjetër i dhunshën, por fillimisht miqësor. Është si një hedhje helmi në pijen e mikut, për të fituar me lakuriqësinë e femrave tona, nëpër rrugët e perëndimit. Me këto para, dikush ka ngritur vila shokuese e biznese fitimprurëse, tjetërkush loton paiada e vuajtja nuk i soset deri në varr. Shpesh i ka mbuluar dheu, më parë - viktimat e pafajshme, më vonë - trafikantët e pashpirt.

Ndoshta nuk ka gjë më të ngutshme se sa ndalja e këtij turpi, që, qysh sa vjet, e zbuloi vendin lakuriq përpara syve të botës.

 5.

 “Mjerë ai që i thotë drusë: “Zgjohu!”, gurit të pagojë: “Çohu nga gjumi!”, a thua i tilli mund të mësojë?”

Ky nuk është vetëm mallkim, por edhe thirrje për inteligjencë njerëzore. Ata që janë bërë kërcunj ndaj të keqes, kanë provuar se është e kotë t’u thuhet, “Zgjohu!” Sepse, atyre ndoshta u del gjumi vetëm atëherë kur i zë mallkimi.

Por, ky, më parë se zgjim, është ndëshkim. Ata që bëjnë gurin e pagojë, gjithashtu, duket e kotë t’i tundësh, sepse guri s’flet e nuk njeh nxënie. Ky është mallkim ndaj atyre që heshtin, që s’lëvizin, që s’veprojnë, me mendimin e rrejshëm se, ashtu u shmangen pasojave.

Shoqërisë i duhet opinioni i gjallë, ku asnjëri të mos hijezojë si dru e të mos heshtojë si gur. Pas tërmetit me pasoja të tmerrshme të 26 nëntorit 2019, njerëzit e panumërt  të gjendur  në katastrofë - humbje jetësh njerëzore dhe shkatërrim të banesave - përbëjnë opinionin më të gjerë dramatik, që ka shpërthyer me mallkime tronditëse, si ndëshkim pa gjyq, ndaj shkaktarëve të fakeqësive së madhe, duke ndërtuar në mënyrë vrastare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...