Shembja e shkollës në Bubq si dëshmi e vrasjes shtetërore me paramendim

Saturday, 07 December 2019 20:55

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Një shkollë u shemb në Bubq. Ishte një nga ngjarje më të dhimbshme, më të trishtueshme, nga shumë ngjarje që prodhohen pa masë në këto ditë të vështira. Nuk ishte parë e as dëgjuar shembja e shkollave as në kohërat më të mira a më të errëta në vendin tonë.

Pse shkolla e Bubqit është simboli i vrasjes shtetërore me paramendim?

Ka shumë arsye që të çojnë në këtë përfundim dhe vetëm në këtë përfundim. Le ti marrim me radhë. A ishte Ministrja e Arsimit Beda Shahini që deklaroi se “Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“.

Ja ta zëmë se ka të drejtë, për këto “shkolla të vogla pa interes”. Po për shkollën e Bubqit që ishte  e vetmja strehë për rreth 30 fëmijë dhe nxënësit nga mosha 4-19 veç, përse nuk investove znj. Shahini? Si ka mundësi që shkolla u shemb dhe a kishte pësuar goditje të mëparshme, në tërmetin e 21 shtatorit? A ishte kjo shkollë në planin e masave për inspektim, të deklaruar nga MASR, pas tërmetit të 21 shtatorit, apo nuk u inspektua asnjëherë se kjo nuk ishte shkollë, ku shteti duhet të kryente detyrimet e veta për sigurinë e fëmijëve të asaj zone?

Po vijmë më afër në qendër të Tiranës. Kush i inspektoi shkollat “Sami Frashëri”, “Musine Kokalari”, “Emin Duraku”, etj., pas rikonstruksionit të tyre? Kush u dha siguri të plotë prindërve, nxënësve, fëmijëve, se, “këto do të ishin shkollat me standardet dhe cilësinë më të mirë, se do të kryhej një mësim bashkëkohor, se ishin investimet më të mira e të sigurta të kryetar për herë të  parë në 25 vjet?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Vleiaj.  Atëherë përse ju vu shiriti i kuq këtyre shkollave? Përse ato janë sot jashtë funksionit së bashku me dhjetëra shkolla? Ja pra që nuk ishte tërmeti por rrëmeti, babëzia dhe etja për para e pushtet, që rrëzuan shkollat. Krimi në këtë rast ka një merr Erjon Veliaj. Ishte ky njeri, Erjon Veliaj që kishte filluar me vrull, punën për rindërtimin e godinave të Qytetit Studenti, duke bërë siç është shprehur ai një punë “fantastike”. Por krejt papritur në 21 shtatori i ranë suva dhe tavane dhe askush nuk shkoi në vendin e krimit.

Tani në 26 nëntor, një godinë doli e pabanueshme, godina numër 15. Si ka mundësi që për shkollat në mes të Tiranës, znj. Shahini, nuk ndërmori asnjë iniciativë, nuk nxori asnjë urdhër, nuk kërkoi asnjë informacion nga bashkitë e Durrësit, Tiranës, Krujës, Fushë-Krujës etj, për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit 2019 dhe masat që ishin marrë. Nuk kërkoi një shpjegim me shkrim se cila ishte gjendja fizike e shkollave pas tërmetit të 21 shtatorit 2019?

Përse ministrja Shahini, nuk urdhëroi institucionet e saj të varësisë, Zyrat Arsimore Vendore dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, të monitoronin të gjitha ndërtesat dhe të dërgonin një raport ë hollësishëm për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar? Mesa duket ishin të bindur se hataja nuk do të vinte më dhe po bënin llogaritë për PPP-të, për festa e fund vitit, vendndodhjen e vilës së radhës.

Po përse po mbulohet ky krim shtetëror i radhës?

 Për këtë krim që del zbuluar vetë, pa u mundura të kesh fakte, të dhëna, indicie e ku e di unë se çfarë, shumë pak u fol dhe flasin në këto ditë. Mediat u morrin më shumë hekurin, llojin e tij, nga është importuar, natyrën e tyre, betonin, rërën, paaftësinë e shtetit për të ndaluar ndërtimet informale, korrupsionin me shtesat e kateve, keqadministrimin e shtetit në nivel lokal e qendror etj, etj.

Ky debat vazhdoi mëse një javë dhe do të vazhdoj edhe për shumë kohë, pasi është në interes të madh të fshehjes së krimit më të madh shtetëror, që nxori në pah kjo fatkeqësi: Abuzimin në ndërtimet e shkollave dhe kopshteve, me projektimin e shtetit, lekët e shtetit, supervizimin e shtetit, me ndërmjetësinë dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të shtetit. Shumë pak kamera guxojnë të filmojnë në shkolla. Shumë pak inspektime të grupeve në terren kanë në fokus shkollat. Nuk kemi ende një listë të shkollave të dëmtuara, shkallën e dëmtimit ët tyre, shkaqet, sa prej tyre janë të dala jashtë përdorimit, kush e ka hartuar, pranuar e firmosur raportin teknik të rikonstruksionit të këtyre shkollave, si janë marrë në dorëzim nga pushteti lokal apo drejtuesit vendor arsimor?

E njëjta gjë vlen për ato që dimë dhe janë mediatike: Trumbetimi me të madhe i rikonstruksionit të shkollës “Sami Frashëri”, në gusht 2018, për rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku” në korrik 2018, për godinat e “Qytetit Studenti” pranverë-verë 2018”. Në rastin e shkollave, përgjegjësinë e ka marrë vetë Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë, që ka inspektuar me regji, kamera e një tabor njerëzish nga mbrapa, ministra, deputetë e ish-ministra, të cilët plot entuziazëm kanë marrë pjesë në “veprat fantastike” të bashkisë. Pra ka fakte, njerëz dëshmitarë që kanë marrë pjesë në një krim shtetëror: Rikonstruksioni, apo ndërtimin e godinave shkollore, pa standarde  dhe elementë sigurie. Njeriu që kërcënon nga karrigia e kryetarit të bashkisë me burg, njerëzit po ndenjën në banesat e tyre, të rrezikuar, por të blera me gjak e mund, nuk merr guximin të shkeli asnjë shkollë të dëmtuar.

Shembja qoftë e një shkolle, në një ditë tjetër, prej tërmetit, do të sillte pasoja të pa parashikueshme. Përgjegjësia rritet edhe më shumë. Ka qenë vetë kryeministri që ka inspektuar, ka përgëzuar dhe ka siguruar se rikonstruksioni i fjetinave të studentëve është nga më bashkëkohorit më të mirët që është bërë prej vitesh.

Shembja e suvave, krisja e mureve, dalja jashtë kushteve të banimit të godinës numër 15, është një akt akuze i pakundërshtueshëm për Kryeministrin Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e këtij krimi shtetëror. E njëjta akuzë është për Dakon në Durrës apo për të tjerë kryebashkiak.

Po përse po mbulohet ky krim? Përse shemben ndërtesat, u vihet shirit dhe nuk ka asnjë akt ekspertim? Përse ngurron Shahini, Veliaj, Çuçi, Voda e  të tjerë të na japin jo thjesht numrin e shkollave por edhe emrat e tyre, shkallën e dëmtimit, raportin e ekspertimit teknik, për të siguruar një transparencë të plotë, sikundër u premtua?

Ky krim edhe mund të fshihet, por nuk mund të  shihet asnjëherë nga kujtesa jonë. Herët a vonë, ata që lanë në rrugë, pa vatër dije fëmijët tanë, duhet të marrin ndëshkimin ligjor që o takon, përpara se Zoti, të marrë në dorë hakmarrjen e tij të pamëshirshme, për të gjithë ata që na sollën këtë katrahurë.

As media qeveritare, as kërcënimet e Erjon Veliaj për padi penale e as skërmitjet e kryeministrit, nuk kanë asnjë vlerë. Krimi pa ndëshkim, është një krimb që do të gërryejë shumë shpejt themelet e shoqërisë sonë, duke na zënë brenda të gjithëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...