Një Shejtan shëtit Bosforit me kokën e 8 dhjetorit në Sini

Diel, 08 December 2019 15:48

Nga Ilir Nikolla

Joshja për zbritje në shesh bëhet përherë e më e fortë në raste përvjetorësh dhe 8 dhjetori i sivjetëm është një rast i veçantë, për shkak se na shtyn jo vetëm të bëjmë bilancin politik, por edhe bilancin e një tranzicioni 29 vjeçar, qyshkur në 1990-n, rinia mendonte me naivitetin e moshës, se menjëherë pas ligjërimit të pluralizmit politik, Shqipëria do të shndërrohej fill në një vend demokratik dhe brenda pak vitesh në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.
Por 8 dhjetori i sivjetëm, menjëherë pas katastrofës së 26 nëntorit, na ka zgjuar nga turravrapi i naivitetit dhe na rrëfen se më e keqja s’ka kaluar. Evropa nuk është aq afër sa kemi kujtuar, pasi shteti ynë u verifikua copë-copë nga tërmeti. Institucionet tona nuk ekzistojnë (politikanët fërkojnë duart e thonë se më mirë të jetë kështu edhe për shumë kohë të tjera) dhe në këtë drejtim sërish më e keqja duket se s’ka ardhur. Autokrati që është në krye të të gjitha gjërave po nxiton ta legalizojë izolimin e ri të vendit, duke kryer dy sakrilegje në një ditë: duke shembur godinën simbol të 8 dhjetorit, ku u shkruajt kërkesa për pluralizëm politik dhe duke e mbajtur vrapin në Bosfor, për të legalizuar kështu shikimin e ardhmërisë tonë, drejt Lindjes.
29 vjet më vonë e gjejmë veten sërish teksa autocensurohemi, sepse “shteti e ka dorën e gjatë”, sepse “e keqja ende s’ka mbërritur tek unë” dhe sepse “krimi godet atje ku ia kanë bërë për borxh”. Që të gjitha janë standardet e shoqërive parademokratike, të cilat ne po i nxjerrim si primare në hapësirën tonë publike. Ne flasim me shpoti për protestuesit e Unazës së Re, duke thënë se kanë fituar boll në kryeqytet këto 29 vjet, pa u ndalur aspak tek dora dhunuese e shtetit e as tek afera kriminale që qendron pas “zgjerimit të rrugës”, ne mjaftohemi me gënjeshtrën standarde të shtetit se në vend të Teatrit Kombëtar do të ndërtohet një godinë më e madhe e më e re e s’guxojmë të mbrojmë trashëgiminë e as të flasim për aferën korruptive që u ka zënë sytë disa aktorëve, shumë biznesmenëve dhe protagonistëve të qeverisë e të bashkisë. Janë të njëjtat standarde të shoqërive parademokratike që na shtyjnë të shohim me shpoti refuzimin e opozitës politike për të luajtur rolin e fasadës në sistemin oligarkik ku jetojmë dhe mjaftohemi me justifikimin “është i Zoti kryeministri, di t’i marrë me zor votat”.
Këto standarde parademokratike po synojnë të rrënojnë njëherë e mirë trashëgiminë e 8 dhjetorit dhe kryeministri në Stamboll s’bën gjë tjetër vese i dorëzon në sini këto arritje tek “porta e lartë” e autokracisë, në këmbim të një fermani që s’ka vetëm vlerën financiare të 500 apartamenteve, por edhe vlerën”shoqëruese” të xhamive pa leje, dorëzimit të investitorëve të lidhur me Gylenin, mbylljen e dhjetëra shkollave me frymëzim gylenist dhe së fundi, sjell edhe vlerën e rreshtimit “pro” qendrimeve të Ergodanit në përballjen që ai po luan këto kohë me BE dhe SHBA. Dhe s’po ndalemi tek rrëgjimi i standardeve demokratike, për të cilat Erdogani dhe Edi Rama janë në sintoni të plotë, edhe pa citimin përmendësh të disa haditheve prej kryeministrit tonë.
Prishja e godinës 15 në Qytetin Studenti mëngjesin e 8 dhjetorit është një provokim, por nisja e lobimit qeveritar për posttërmetin me Stambollin është një shejtanllëk. 29 vjet janë boll për të na bërë të kuptojmë se fitoret e demokracisë edhe mund të bjerren (tash vonë e kanë kuptuar edhe në Bruksel) e 8 dhjetori është në rrezik. Grishja e sheshit mbetet e madhe, por ka rrezik që kjo grishje të zhurmohet nga zhaurima e talljeve që mediat e shejtanit emëtojnë sa herë njoftohen protestat e opozitës. Fitoret e 8 dhjetorit po dorëzohen në sini nga shejtan-hyqymeti ynë, prandaj edhe bilanci i sivjetëm i 8 dhjetorit nuk duhet fshehur nën justifikimin e tërmetit të 26 nëntorit. Ku solidariteti për tërmetin, e ku urgjenca për të larguar shejtan-hyqymetin, që i ka hipur tërmetit si i marrë dhe me fitoret e 8 dhjetorit në sini po kërkon një ferman në Bosfor.

Modifikuar më Diel, 08 December 2019 18:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...