Kosova s’është as Belgjikë as Izrael

Saturday, 28 December 2019 16:58

Nga Qemal SAKAJEVA/


Kush sheh modele aleancash për t’i kopjuar, ato nuk vlejnë për çdo rast.
Kush kërkon modele për të justifikuar vështirësitë, modelet nuk shfajësojnë.
Kush gjen modele vonesash për formim qeverish, kjo do të thotë gabim që në nisje.
Çfarë po shohim në Kosovë, qysh pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 6 tetorit 2019 - të vlerësuara nga faktori demokratik perëndimor - se si po zgjatet në kohë procesi i formimit të qeverisë, i ka bërë shumë përgjegjëse të dy partitë - Vetëvendosjen si fituese dhe LDK-në partia e dytë me pak diferencë. Ato janë vënë nën trysni, së brendshmi nga populli, së jashtmi sidomos nga SHBA, BE dhe Gjermania. Takimet e dy drejtuesve kryesorë , Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë aq të shumta sa që, në një shtet të vogël si Kosova, nuk është e vështirë të mësohet se mosarritja e marrëveshjes po zgjatet jo për çka kërkon vendi - populli do qeverisje të mirë - por çfarë kërkojnë partitë: si e para dhe e dyta vonojnë për ndarjen e pushtetit, për postet e larta dhe emra të caktuar, ndërsa atje mbahet mend që emri i presidentit mund t’u vihet mbi tavolinë edhe me zarf.
Edhe pse nuk është thënë askund e nuk është shqiptuar nga askush, kjo zgjatje tashmë e pakuptimtë për formimin e qeverisë në Kosovën e vogël me halle shumë të mëdha, të duket sikur vonesa ka marrë trajtën e zvarritjes (edhe pse brenda afateve kushtetuese), dhe shfajësimi mbështetet në referenca të ngjashme, pa i kërkuar shumë larg.
Ndoshta justifikohen edhe me shembullin e Belgjikës, e cila ka një vit pa formuar qeverinë e re, dhe vendi drejtohet nga qeveri tranzitore, me kryeministre Sophie Wilmes, e para grua në këtë post në harkun kohor të 189 vjetëve të Belgjikës. Kjo vonesë i ka çuar qytetarët belgë të thonë me ironi: politikanët qënkan të panevojshëm. Por Kosova nuk është Belgjikë.
Ndoshta justifikimin e gjejnë dhe në Izrael, ku pas zgjedhjeve të prillit 2019 fitoi për të pestën herë kryeministri Benjamin Netanjahu, duke e kaluar në kohëzgjatje edhe themeluesin e shtetit hebre David ben-Gurion. Por Netanjahu nuk arriti të formonte dot qeverinë. Kjo përpjekje iu la partisë centriste Blu e Bardh që doli në vend të dytë, me drejtues ish-shefin e ushtrisë Benny Gantz. Por edhe ai nuk arriti të krijonte aleanca për formimin e qeverisë. Kësisoj parlamenti u shpërnda dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të tjera të përgjithshme më 2 mars 2020, në përpjekje për të krijuar kushtet politike për formimin e një qeverie . Por Kosova nuk është Izrael.
Kosova ka domosdoshmëri të ngutshme për shumëçka, ndërsa tani për formimin e qeverisë, pa vonesë dhe pasjen e një qeverie të mirë, e cila do të gjendet përballë sfidash të jashtëzakonshme qysh pas përfundimt të luftës dhe shpalljes së pavarësisë. Kurthi përmes të ashtuquajturit Minishengen ballkanik është përballja më e re. Kosova gjendet e rrethuar nga një turmë shtetesh ku - si prapësi dhe dreq - Shqipëria u bë goditëse e pamëshirshme e saj.
Dhe është shtruar një nëse shumë e vështirë për t’iu përgjigjur. Nëse Kosova i qëndron me vendosmëri kundërshtimit të pjesëmarrjes në Minishengenin ballkanik, ajo do të gjendet e izoluar nga ky rreth shtetesh: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, nga të cilat më e rrezikshmja mbetet Serbia, më e keqja bëhet Shqipëria. Nëse Kosova do të tërhiqet nga kundërshtimi dhe bëhet pjesë e tij, atëherë nuk do të ndodhte kthimi i Kosovës në Serbi, por ky do të ishte rikthimi pa luftë i Serbisë në Kosovë.
Kosova nuk ka luksin të bëjë Belgjikën apo Izraelin, prandaj forcat politike duhet të futen në emërues të përbashkët dhe pa vonesë, diktuar nga kushtet e një lufte të llojit tjetër, për të mos u mposhtuar nga sfida serbe e dyfishtë: domosdoshmëria për një marrëveshje dhe qendresa përballë ose izolimit ose pushtimit të butë.

Modifikuar më Saturday, 28 December 2019 18:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...