“Moldavia u detyrua të paguajë gjobë”- Raporteri për Shqipërinë flet për ekstradimin e Harun Çelik

E Enjte, 09 Janar 2020 10:21

Andre Hunko, Raporti për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ekstraktuar shtetasin turk Harun Çelik.

Mësuesi Harun Çelik iu dorëzua policie turke në Aeroportin Nënë Tereza, ndërkohë që Andre Hunko ka theksuar në një prononcim për Exit.al se është i shqetësuar për metodat që ndjek Turqia për ekstradimin e personave nga shtetet e tjera.

 

Sipas Hunko, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Moldavi, ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar këtë shtet të paguaj 25 mijë Euro gjobë për çdo shtetas të ekstraduar.

“Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera.

Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person.

Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani”, thekson Hunko.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...