Auditimet e KLSH përmes komunikimit efektiv

E Enjte, 09 Janar 2020 09:02

IRENA ISLAMI*

Sipas Standardeve Ndërko mbëtare të Auditimit” …. Një SAI (Institucion Suprem Auditimi) i pavarur, efektiv dhe i besueshëm është një komponent thelbësor në një sistem demokratik, ku përgjegjshmëria, transparenca dhe integriteti janë pjesë e domosdoshme e një demokracie të qëndrueshme…. (ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve-sjellja e ndryshimeve në jetën e qytetarëve). Mbështetur në këto standarde, që nga viti 2012, filozofia e menaxhimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndryshuar pozitivisht në shumë drejtime, veçanërisht në drejtim të transparencës së aktivitetit të KLSH-së dhe përçimit të mesazhit të auditimeve te qytetarët dhe te palët e interesit.

KLSH ka pasqyruar këtë filozofi të re në një dokument shumë të rëndësishëm për institucionin “Strategjinë e Komunikimit të KLSH-së për vitet 2017-2019”. Në këtë strategji janë përcaktuar qartë objektivat strategjikë të KLSH-së në bazë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të institucionit në komunikimin me publikun dhe palët e tjera të interesit.

Monitorimi i implementimit të kësaj strategjie dhe planit të saj të veprimit është realizuar së fundmi nga KLSH-ja dhe rezulton që objektivat e saj janë realizuar nga institucioni.

Është rritur profili publik i KLSH-së, me qëllim të kuptuarit më mirë të misionit, vizionit dhe rolit të tij në shoqëri, për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucioni.

Në këtë drejtim, kolana e botimeve të KLSH-së ka një peshë specifike të veçantë (janë gjithsej 112 tituj të botuar në periudhën 2012-2019) dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit, kjo kolanë është shtuar me 27 botime (27 fletëpalosje dhe 3 katalogë), duke përcjellë më fort mesazhet kryesore të auditimeve në media, gazeta dhe revista kryesore. Mes 112 botimeve, janë 23 revista kërkimore shkencore “Auditimi Publik”. Ndër aktivitetet më të rëndësishme të organizuara janë analizat vjetore, konferencat shkencore, organizimi i muajit të hapur, pjesëmarrja në panairet e librit etj. Të gjitha botimet, njoftimet, buletinet statistikore, vendimet dhe raportet e auditimeve janë të aksesueshme për publikun në faqen zyrtare të KLSH-së (këto të fundit janë të vendosura mesatarisht në masën 98%).

Gjetjet nga auditimet, të komunikuara nëpërmjet njoftimeve për shtyp, janë kthyer në këto 8 vite në lajm të ditës për të gjitha mediat. Gjatë 8 viteve të fundit, institucioni ka qenë çdo vit i pranishëm mesatarisht 6-7 herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar dhe atë vizive, krahasuar me vitet 2010, 2011.

Janë shtuar mjetet e komunikimit të jashtëm të KLSH-së me qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit, me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të publikut.

Në mënyrë të veçantë, faqja zyrtare e KLSH-së ka zhvilluar objektiva të qarta, ofron informacion të mjaftueshëm, përmban informacion të saktë aktual, i mirëdizenjuar, duke marrë në konsideratë standarde dhe siguron akses për një numër të madh të mundshëm të përdoruesve. Buletinet statistikore tremujore janë të publikuara në faqen zyrtare. Janë prodhuar fletëpalosje për çdo botim të KLSH-së, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të marrin informacion për auditimet dhe aktivitetet e KLSH-së në mënyrë të shpejtë dhe të përmbledhur. Një aktivitet i rëndësishëm i zhvilluar gjatë muajit të hapur ka qenë dhe organizimi i leksioneve të hapura me studentë dhe publikun, ku është prezantuar puna e KLSH-së, misioni, vizioni etj. Një kanal i veçantë komunikimi është edhe prezenca e audituesve të KLSH-së në shtypin e shkruar. Artikujt, analizat dhe editorialët e audituesve të KLSH-së të botuara në shtypin e shkruar periodik (gjithsej 754 shkrime në periudhën 2013-2019) përbëjnë pa dyshim një vlerë të shtuar në drejtim të komunikimit me qytetarët, sepse mesazhet dhe problematikat e përcjella janë parë në këndvështrimin e profesionit të audituesit.

KLSH po përdor gjithnjë e më shumë mjetet moderne të komunikimit, komunikimin e thjeshtë dhe konciz sepse sot është koha e përcjelljes së shpejtë dhe e vizualizimit të informacionit, por njëkohësisht do të ruajë komunikimin e drejtpërdrejtë të audituesve me qytetarët për të qenë më pranë tyre dhe për të përcjellë problematika konkrete të punës në terren.

Promovimi i rezultateve të auditimit të KLSH-së për të transmetuar tek opinioni publik rezultatet dhe dobitë e institucionit në përmirësimin e qeverisjes, përmes luftës kundër korrupsionit.

KLSH, krahas njoftimeve për shtyp, shkrimeve të audituesve, publikimit të vendimeve dhe raporteve të auditimit në media, gjatë dy viteve të fundit ka caktuar një grup drejtuesi/audituesish “përcjellës së autorizuar” të mesazhit të institucionit në publik. Këtu përmendim pjesëmarrjen e disa drejtuesve dhe audituesve të KLSH-së në emisione televizive, të cilët kanë përcjellë te publiku në mënyrë të drejtpërdrejtë rezultatet e punës audituese.

KLSH ka shtuar komunikimin dhe ndërveprimin me qytetarin, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në aktivitetet e institucionit të përmendura më sipër. Në faqen zyrtare të KLSH-së gjenden 4 nyje të reja komunikuese me publikun dhe stafin e KLSH-së, produkt i një projekti të përbashkët me USAID-in (Mekanizimi i Ankesave; Red Flags; Data Mining dhe Open Data).

Trajtimi i ankesave, kërkesave dhe informacioneve të kërkuara nga qytetarët ka qenë prioritet i punës së KLSH-së sepse ne si SAI i konsiderojmë qytetarët si partnerët tanë dhe se kërkimi i informacionit është një instrument i çmuar për ne në procesin e komunikimit të ndërsjellë. Në periudhën 2012-2019 (nëntëmujori), nga KLSH-ja janë trajtuar 3466 letra të qytetarëve, mesatarisht 455 letra në vit (ndërkohë që në vitet 2010, 2011 janë trajtuar mesatarisht 65 letra/vit). Nga këto, 2013 kanë marrë përgjigje, ndërsa të tjerat kanë qenë jashtë juridiksionit të KLSH-së.

Me synimin e përmbushjes së objektivave të strategjisë së komunikimit dhe qëllimit të tretë të strategjisë së zhvillimit të KLSH-së 2018-2022, atë të forcimit të komunikimit dhe bashkëpunimit, KLSH, përveç përmbushjes së detyrimit kushtetues të raportimit për zbatimin e buxhetit faktik dhe raportimit mbi performancën e institucionit, ka synuar informimin e Kuvendit edhe përmes raporteve të auditimit, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë për publikun. Vetëm për dy vitet e fundit janë dërguar 131 raporte/ vendime për auditime të realizuara gjatë vitit 2018 dhe 55 raporte/vendime për auditime të realizuara gjatë vitit 2019.

Gjithashtu, me synimin e institucionalizimit të marrëdhënieve të KLSH-së me Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i KLSH-së ka miratuar në qershor 2018 “Udhëzuesin për institucionalizimin e marrëdhënieve të KLSH-së me Parlamentin”, dokument i cili ofron një qasje strategjike të institucionit në një linjë me mesazhet e ofruara nga dy rezolutat e OKB-së, që synojnë nxitjen dhe promovimin e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, duke forcuar institucionet supreme të auditimit publik. Ky dokument përbën një platformë udhërrëfyese për sigurimin e vazhdimësisë së marrëdhënieve të mira midis dy institucioneve.

Për një monitorim sa më efektiv të veprimtarisë së institucioneve kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në janar 2019 Manualin e monitorimit vjetor dhe periodik të këtyre institucioneve, në të cilin një rëndësi të veçantë për KLSH-në ka detyrimi që ka ministri për Marrëdhëniet me Kuvendin për përcjelljen çdo gjashtë muaj të një raporti me informacion të detajuar në lidhje me gjetjet e KLSH-së gjatë auditimeve të kryera, në të cilin duhet të përcillen të dhëna për statusin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga KLSH-ja dhe arsyet e refuzimit të zbatimit të këtyre rekomandimeve.

Në përmbushje të detyrimeve që KLSHja ka në zbatim të këtij dokumenti, KLSH ka raportuar çdo 4 muaj në Kuvendin e Shqipërisë mbi statusin e zbatimit të rekomandimeve nga subjektet e audituara.

Intensifikimi dhe rritja cilësore e komunikimit të KLSH-së ka sjellë rezultate, veçanërisht në rritjen e vëmendjes së medias për raportet e auditimit dhe për institucionin në tërësi, si edhe ne rritjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucionit.

Të gjitha iniciativat dhe veprimet e ndërmarra nga KLSH-ja për rritjen e transparencës dhe informimin e publikut kanë për qëllim ndërgjegjësimin e palëve të interesit mbi rolin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve efektive me Kuvendin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, me qëllim rritjen e impaktit të punës audituese dhe mbështetjen e misionit të KLSH-së, si institucion “watchdog” në shërbim të qytetarit shqiptar dhe Kuvendit, për të përmbushur në vijimësi rolin e vet kushtetues dhe për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie në përdorimin e fondeve publike.

Kjo është arsyeja pse komunikimi efektiv me qytetarët është një nga sfidat më të mëdha dhe më të rëndësishme me të cilat përballen SAI-t sot dhe KLSH-ja po ecën në drejtimin e duhur.

*Drejtoria e Komunikimit, KLSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...