Arta kërkoi reformimin, Linda mori kongresin e PS

Saturday, 29 February 2020 16:13

Kongresi i Partisë Socialiste që nisi dje, dha mesazhe të forta dhe në drejtim krejt të kundërt me atë që kanë kërkuar disa socialiste dhe socialistë me kontribute të njohura në atë forcë politike.

Për paradoks, forumin më të lartë drejtues të të majtëve e dëshironin Arta Dade me disa kolegë, në një përpjekje padyshim të dëshpëruar, por e mori në fakt Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit.

Dade dhe firmëtarët e tjerë të mocionit kërkuan hapje të partisë, liri mendimi dhe garë të ndershme. Dhe përgjigjja që morën, ishte mbyllje dhe personalizim in-extremis i partisë. 

Duhet pranuar, se zonja e kryeministrit kishte fjalim të mirë. I patëmetë ishte mesazhi. Problemi qëndron te simbolika. Dhe veçanërisht, te reagimi i mijëra grave pjesëmarrëse në atë sallë.

Teksa zonja Rama fliste, çdokush mund të dallonte një veneracion pothuajse irracional te socialistet.

Mund të duket si risi, si stil amerikan, që zonja e të parit të vendit merr një rol publik, po ka një problem kulturor në shoqërinë tonë, që nuk është e përgatitur dhe as nuk ka simpatinë e nevojshme për kësi performancash.

Dhe pika e fundit në atë skenën e djeshme të ditës së parë të kongresit që nisi e u mbyll me adhurim në çdo cep, ishte pikërisht fjala e kryetarit të Partisë Socialiste.

Ai i dha bashkëshortes atribute të jashtëzakonshme, siç çdo grua do të ëndërronte. Me fjalor e batuta të zgjedhura.

Problemi është kur e shpalli atë opozitën e tij.

Dhe kjo është një gjë që vetëm ai e di, aspak e monitorueshme.

Interesi publik është për kritikat dhe oponencën e dukshme, të artikuluar, të materializuar, që njerëz me kontribute kanë në Partinë Socialiste. Ka gjithnjë në çdo kongres të PS përpjekje për të ngritur çështje që kanë të bëjnë me demokracinë. Por, qysh se Edi Rama e ka marrë nën kontroll këtë forcë politike, hapësirat për debat e kritika janë ngushtuar nga viti në vit.

Dhe sot gjendemi në fazën që e vetmja shmangie nga protokolli i ashpër, ngelen batutat e Edi Ramës me Gramoz Ruçin, i cili, ky i fundit, asnjëherë nuk e ka të drejtën e replikës. Por thjesht është dëgjues i mirë që di të buzëqeshë kur qesëndia arrin kulmin.

Edhe pse mes firmëtarëve që kërkojnë ndryshim në mënyrën autoritariste si funksionon partia qeverisëse, në fund të mandatit të dytë, mungojnë mjaft emra që mendja ta do se kanë edhe ata një gjë për të thënë, se s’mund të jenë dakord deri në fund, edhe pse ai mocion do të ketë fatin të zverdhët në sekretarinë e kongresit, problemet që ngrihen aty ngelen.

Ato janë probleme me të cilat herët a vonë socialistët duhet të përballen. Dhe ata kanë bërë mjaft hapa pas në këtë drejtim.

Nga kongreset, ku fituesi mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos ndahej me një grusht votash, kanë mbërritur në ditën, kur nuk ka më garë, dhe kjo, rivaliteti, konkurrenca, kontestimi i shefit, as nuk duhet të mendohet.

Kanë përfunduar në ditën kur duartrokitet pa shkak e pa përmbajtje.

Kanë sosur në aty ku, nuk ka më asnjë lloj llogaridhënie, dhe bosi i madh jo vetëm që nuk kritikohet, por është i mirëpritur dhe i ecën karriera vaj, kujtdo që ka talent të gjejë hiperbolat më të forta për të, si ato; ai është Skënderbeu ynë.

/Mapo.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...