Fati i trishtë i maturantit: si vlerësimi i gabuar i një litote të prish jetën

Saturday, 13 June 2020 09:25

Nga Artan Fuga - 13/06/2020
Mos të mendojë kush që maturantët protestojnë dhe janë të pakënaqur thjesht për cilësinë e pyetjeve të provimit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë! Kur lexova sesi dje politikanë të ndryshëm merreshin me anët teknike të tezës të letërsisë, nga politikanë ktheheshin në specialistë gramatike, zura kokën me duar! Pavarësisht si e shprehin stresin e tyre të tmerrshëm, që pashë të shprehur dje.

Qesharakja, e papranueshmja, e hidhura, abuzimi me ta, loja e shoqërisë me ta, është se kanë ndërtuar një sistem arsimor, që po qe se maturanti ngatërron në një orë të caktuar të një dite të vitit, qoftë vetëm një pasthirmë me një apostrof, nuk di mirë kuptimin e një fjale dialektale në pogradecisht, nëse ku e di unë, litotën gabimisht e klasifikon si metaforë, atë çast ke ikur ta zemë nga mjekësia si formim universitar - në sociologji, nga zooveterinaria - në stomatologji, nga informatika - në ekonomi.

Me një fjalë për një sekondë dhe për gjëra fare pa vlerë, të ka ndryshuar jeta; njerëzit që do të njohësh, profesioni që do të bësh, gjithçka për të gjithë shekullin!

 

Të hedh ministria nga t'ia dojë qejfi, të hedh pushteti nga t'ia dojë vullneti i çmendur. Si thoshte ai filmi socialist: Neimin e hedhin në Kurbnesh!

Nga ky budallallik, nga kjo skizofreni institucionale, nga kjo poshtërsi e filozofisë së jetës, nga kjo tallje dhe lojë nervash me maturantët, del sot e gjithë drama e tyre!

Kjo ishte metoda e kohës së totalitarizmit që na jepte ankth, stres, na përkulte, na përulte para atij pushteti kur pikërisht ishte koha për t'u rritur si filiza të lirë!

Kjo metodë e ndyrë përdoret edhe sot ndaj tyre, i mban në zap, i kthen në anëtarë forumesh rinore partiake, i bën servilë dhe të mpirë nga ana sociale, prodhon dukurinë e vjedhjes dhe hajdutllikut duke i nxitur ata drejt egos të sëmurë, kontrollon politikisht ata dhe prindërit e tyre, e bën mësuesin a mësuesin Lucifer që të shkatërron jetën, kasap pa dashje, shkatërron mekanizmin e vërtetë të seleksionit të vlerave, u jep stresin e rëndë kriminal që pashë të skalitur në fytyrat dhe sjelljen e tyre të dlirë në rrugën e Durrësit,
dhe prandaj unë i kuptoj, i mbështes, u qaj hallin dhe bërtas:

Mjaft lozët me nervat e tyre, me dinjitetin e tyre! Me fatin e tyre në jetë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...