PPE nga Brukseli kundër Ramës që nuk njeh 15 kushtet si dhe zgjedhje lokale të parakohshme në një ditë me parlamentaret.

Saturday, 13 June 2020 09:42

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë në websajtin zyrtar që të nxjerrë në emër të nenkryetarit Kovatschev (GERB, BG) si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler (CDU, DE). Ky i fundit u pronocua edhe më 9 qershor.

Deklarata përmend në menyrë të përsëritur 15 kushtet e Bashkimit Europian që duhet të përmbushen nga qeveria në mënyrë qe te çelen negociatat.

Në 6 qeshor kryeministri Rama duke folur para gazetarëve mohoi absolutisht që ekzistojnë kushte nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat. Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, krejt ndryshe nga kreu i Shtetit Meta dhe ai i Kuvendit Ruçi, Rama nuk i përmendi fare 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel. Reagimi i parë negativ ndaj ketij mohimi të Ramës duket se është deklarata e sotme Kovatschev-Gahler.

Veç kësaj kjo deklaratë avancon më tej drejt idesë se zgjedhjet e pushtetit vendor duhet të jenë të parakohshme dhe mundësisht të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Kovatschev e Gahler theksojnë se "Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste. "Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit (më parë të Bundestagut) "që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019".

Burime nga Parlamenti Europian sinjalizojnë se do të ketë reagime të mëtejshme duke filluar nga java e ardhëshme.

Më poshtë teksti i plotë:

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.
"Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE" - tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

"Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.
"Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.
"Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t'u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t'i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet ", theksojnë Kovatchev dhe Gahler.

Electoral reform will move Albania one step closer to EU


“The EPP Group welcomes the electoral reform political agreement reached in Albania. We insist that this reform needs to be concluded and implemented before the next parliamentary and local elections”, stated MEPs Andrey Kovatchev, EPP Group Vice-Chair, and Michael Gahler, EPP Group Spokesman on Foreign Affairs, following the meeting of Albania’s National Council of European Integration where EU-related conditionality and relevant measures to be taken by the government were discussed.
“The elections need to be free and fair. This is essential for democracy in Albania and at the same time meets two conditions for starting EU accession negotiations”, said Kovatchev.
"As another condition to start accession negotiations, the European Council in March required Albania to clarify the lawfulness of the local elections of 30 June 2019. The fact that local governments in Albania are run by a single party puts it at odds with the fundamental notion of a plural democracy. Legislation that threatens the freedom of expression must be rescinded and criminal proceedings must be launched over the allegations of vote buying in past elections”, Kovatchev added.
“The EPP Group continues to support Albania on its path towards the EU. Therefore we appreciate the accord between the government and the opposition parties in Albania on an important part of the electoral law reform, as recommended by the EU and the Organisation for Security and Co-operation in Europe (OSCE). If concluded in this spirit and implemented in good faith before the next parliamentary and local elections, it will move Albania one step further down the European path”, highlighted Gahler.
“There are 15 conditions that Albania must meet to start the accession negotiations. Their fulfilment is not only a procedural act, but will serve first and foremost the Albanians. We will continue to call on the Albanian authorities to fulfil all 15 conditions and we will closely monitor developments”, concluded Kovatchev and Gahler.

---
https://www.eppgroup.eu/newsroom/news/better-electoral-system-urgently-needed-in-albania

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...