SPAK firmosi sot disa urdhër arreste në lidhje me dosjen e famshme të përgjimeve 339. Mësohet se gjatë natës janë kryer aksione në Tiranë dhe Durrës. Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.
Aksioni i Spakut sigurisht u trumpetua me te madhe por edhe sikur te lexosh vetem mediat e kohes do kuptosh se me cfare permase eshte krimi elektoral per te cilin SPAK-u arrestoi ca peshq te vegjel. Rilindja e ka shume perzemer teorine e " peshqve te vegjel" pasi nuk do te germohet me thelle ,se do dilte te kupola. Per ata qe dine ti lexojne keto levizje, por per te gjithe ne qe dime sesi u krijua SPAK e kemi shume te qarte qe KLP e Ibrahimit do zgjidhte SPAK-un e Rames , keshtu qe deri ketu nuk ka ndonje gje te re. SPAK te mos beje fare sikur ,por mjaftojne vetem pergjimet e Bild per te kuptuar kush e hartoi strategjine e krimit elektoral.
Keto levizje te SPAK-ut qe cohen ne media me nje shifer te tejmbushur arrestimesh po tu kthehesh pergjimeve te Bildit jane nje pike uji ne oqean . Pluhuri i rilindjes qe ka mbuluar SPAK-un ja mjergullon pamjen per te pare peshqit e medhenj.