Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, mesazhin e Merkel për negociatat si dhe opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Gjekmarkaj vëren se lideri i opozitës Lulzim Basha po bën një fushatë moderne dhe se është shenjë e mirë që ai po tregohet i qetë duke dhënë mesazhe shprese tek shoqëria shqiptare gjatë takimeve.
Po ashtu analisti vlerëson LSI-në se kohët e fundit po bën mirë pasi si një parti më e vogël i shkon për shtat tonaliteti i ndezur.
Sa i përket mazhorancës, Gjekmarkaj thekson se Rama për llogari të veta po bën lëvizje që diktohen nga frika e tij prej humbjes në zgjedhje. Për analistin mesazhi i Merkel dhe BE ishte një refuzim i hapur për negociata ndaj Shqipërisë, por me fjalë të zgjedhura.
Kurse opinioni paraprak i Venecias për Gjekmarkajn ishte një mesazh i qartë se ndryshimet kushtetuese ishin një çorbë shqiptare ku ata nuk duan të ndërhyjnë, prandaj ia lë në dorë vetë atyre që e bënë.
”Si proces politik duhet të ketë qenë kryefjala e këtyre vendeve. Shqipëria s’bën përjashtim.
Refuzimi për të hapur negociatat, ishte me fjalë të zgjedhura, por gjithsesi refuzim. Tregon standardin e demokracisë në Shqipëri, në 30 vitet e fundit, por më shumë në 8 vitet e Ramës që u ka premtuar shqiptarëve e madje ka deklaruar që janë hapur negociatat, që në 2016.
Na ka gënjyer, askush nuk e di kur do hapen. Po pse ndodh kështu, pse nuk hapen negociatat?
Ka ndërhyrë në Shqipëri në 91, në 97, na ka siguruar ekzistencën, mos na dojë. Ne nuk kemi raport të miër me veten. Kjo qeveri nuk ka raport të mirë me mënyrën si zbaton ligjin.
S’ka raport të miër me të ardhurat publike të vendit. Luftën kundër krimit e korrupsionit. Administrimi i votës, vjedhja e votës, moshetimi i korrupsionit të votës.
Basha po bën fushatë moderne, me disa alternativa, në kushte pandemie. S’ka kuptim kufizimi me 10 veta. Mjaftojnë masat, rregullat, maskat. PS pas 8 vitesh ka shumë nevojë për të rikuperuar. Opozita duket se e ka më të lehtë. Por Basha shoh që e ka një vështirësi për të caktuar drejtuesit në qarqe. Vjen me rinovimin e partisë. Ai nuk ndërtoi një elitë të re dhe po menaxhon skalionin e dytë apo të tretë të qeverisë së Berishës. Elektorati pret diçka të re nga Basha tek drejtuesit. Vonesat i shoh tek ky ngërç që ka Basha. Sepse kur zgjedh duhet të marrë përgjegjësi. Në PD s’ka risi, ska prurje të reja, por gjithsesi do të shohim se çfarë do të bëjë. Drejtuesit duhet t’i kishte tani në terren.
Kur flas për një fushatë moderne, shoqëria në kushte emocionale nxehet. Basha po tregohet i qetë dhe kjo është shenjë e mirë. LSI po funksionon mirë këto kohë, i duhet tonaliteti më i ndezur si parti më e vogël.
Partitë e opozitës po luajnë, njëherë me dy koalicione, pastaj me një listë të vetme. Nuk është e thënë që mos dalin me një listë të integruar, pavarësisht se është më logjike me 2. Pas sondazheve mund të vendosin për strategjinë me efikase.
Unë e theksoj se besimi që do hipotekojnë tek shoqëria, prurja njerëzore, vërtetësia që do injektojnë, politika nuk është gënjeshtër, kështu thoshte Tony Blair.
Opinioni paraprak i Venecias
E pamundur të bësh dialog me pushkë në dorë. S’ka më klimë besimi. Në optikën time është kryeministri që ka bërë për llogari të veta. Ka frikën e humbjes së zgjedhjeve. Venecia në njëfarë mënyre thotë bëni si të doni vetë, se kjo është një çorbë shqiptare dhe nuk futemi për të.”-tha Gjekmarkaj.