Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.M'u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.
Nuk e kemi me policinë e ndershme e cila ruan rendin ,është në krye të detyrës në shi ,në breshër dhe keqtrajtohet e nëpërkëmbet ,por me këtë pushtet kriminal dhe vartesite e tyre.
Ministri Sandër Lleshaj sot me ne fund theu heshtjen për ekzekutimin nga Policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha, dje pas mesnate. Ai shkruan se vrasja e të riut ka prekur shumë njerëz, por shpreh besimin se organet përgjegjëse do bëjnë detyrën dhe do e zbardhin atë.
Injoranca dhe mediokriteti i Lleshajt tejkalon dhe kriminelët .
Nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi për këtë ngjarje të kobshme.
Me këtë deklaratë Lleshaj u be vete dora e cila qëlloi mbi Klodianin.