Pse Edvin Kristaq Xhelati e shpalli vrasjen shtetërore, aksident?

E mërkurë, 16 December 2020 12:23

 

Nga Sali Berisha - 16/12/2020

Në përpjekjet e tij për të manipuluar vrasjen shtetërore prapa shpine në prag të derës, Edvin Kristaq Rama firmosi ligjin dhe vendimin me të cilët të atit të Klodian Rashës i lidhi një pension të 8-fishtë dhe për këtë, meqenëse në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të botës nuk ekziston një ligj i tillë, Edvin Kristaq Xhelati nxori një ligj të ri si akt normativ dhe mbi bazën e tij nxori brenda së njëjtës ditë, pa hyrë në fuqi ligji, vendimin e 8 pensioneve sociale.

Për të justifikuar këtë akt të pashembullt në historinë e një shteti, Edvini e shpalli, në ligjin dhe vendimin e tij, vrasjen me qëllim mbrapa shpine me dy plumba në prag të derës së shtëpisë, "aksident" dhe të kryer me revole të shtetit - sikur vetëm revolja dhe jo edhe inspektori i policisë ishte e shtetit.

Duke shpallur vrasjen shtetërore, aksident dhe shpërblyer familjen për aksident, Edvin Kristaq Xhelati përdhos të gjallë dhe të vdekur, ekzekuton për së dyti të riun Klodian Rasha.

 

Familjes Rasha, me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi pa asnjë diskutim i takon dëmshpërblimi për njeriun e tyre të dashur të ekzekutuar në prag të derës nga shteti. Shteti shqiptar dhe çdo shtet tjetër me Kushtetutë dhe ligj është i detyruar të dëmshpërblejë çdo vrasje shtetërore jashtë kushteve ligjore. Dëmshpërblimi i vrasjeve shtetërore është forma më e plotë e dëmshpërblimit.

Rruga që ndoqi Edvin Kristaq Xhelati nuk është pra rruga ligjore, por është rrugë kanunore dhe absolutisht jo e Kanunit të Lekës apo të Kanunit të Skënderbeut, por vetëm e vetëm e kanunit të mafies, pra e kodit të kësaj të fundit dhe shpellave të saj.

Është e vërtetë se Kanuni i Lekës e njeh shlyerjen e gjakut me para me ujdinë e palëve. Por kanuni nuk lejon kurrë të tjetërsosh vrasjen, gjakun që paguan në aksident. Përkundrazi, pagesa dëshmon se ti ke pranuar gjakun si të tillë.

Kurse në kodin e kumbarisë së shpellave të mafies, kumbara vrasës shlyen gjakun me aq sa do dhe pas pagesës e quan apo shpall në disrespekt dhe përdhosje të viktimës si të dëshirojë: aksident, incident, ngjarje etj. etj. vrasjen e viktimës që i ka paguar gjakun.

Cilat janë pasojat e këtij veprimi antikushtetues, antiligjor, kriminal dhe mafioz?

Së pari, ky është një manipulim flagrant i vrasjes shtetërore dhe përçmim e përdhosje të atij që i morën jetën në prag të derës së shtëpisë. Asnjeri mbi tokë nuk do të pranonte kurrë që pasi të vritej pas shpine dhe me qëllim të shpallej aksident, sikur shkrepi pa dashje arma.

Së dyti, kjo është një përpjekje kriminale e ulët për të mbrojtur me çdo kusht vrasësin. Ju rikujtoj këtu se po dje, për të maskuar këtë mbrojtje, prokuroria e partisë deklaroi se po ndryshonte kualifikimin e veprës penale duke e rënduar atë. Me këtë njoftim të porositur, prokuroria i tha publikut se gjoja unë nuk ndikohem nga ligji dhe vendimi i qeverisë me të cilin vrasja prapa shpine e qëllimshme u shpall aksident. Por kjo është thjesht një përpjekje e fasadë dhe pabesi jo vetëm ndaj viktimës, por edhe familjes së tij.

Familja Rasha si çdo familje shqiptare në raste të tilla kërkon para së gjithash drejtësi dhe vetëm drejtësi. Është pabesi ndaj familjes Rasha, sepse vrasësi me pagesë dhe uniformë ka tani si mburojë para gjykatës në Tiranë dhe në Strasburg, ligjin dhe vendimin zyrtar konkret të qeverisë me dëmshpërblim, me të cilin vrasja e tij shpallet aksident dhe mjerisht duke vënë dhe pagesa në mes. Kështu që ipso facto, shpallja merret e pranuar edhe nga pala e viktimës.

Është vështirë të gjesh gjykatës në Shqipëri apo në Europë që të mos marrë parasysh aktin zyrtar të shoqëruar me pagesë të qeverisë në gjykimin e rastit, pra të mos përfillë ligjin dhe vendimin, i cili duket i dakortësuar midis palëve.

Së treti, me një akt të tillë antikushtetues dhe antiligjor Edvin Kristaq Xhelati, që nuk njeh kufij në pabesinë e tij, zëvendëson sigurinë ligjore të jetës së qytetarëve me pasigurinë ekstreme të jetës së tyre.

Sot e tutje çdo vrasës me pagese e me uniformë si Nevaldo i Edvinit mund të vrasë cilindo që dëshiron apo që porositet, qoftë edhe tek dera e shtëpisë së tij dhe vepra e tij kriminale të cilësohet aksident dhe jo vrasje e qëllimshme.

Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe si akt antiligjor antikushtetues, si mbrojtje të vrasësit dhe pabesi ndaj viktimës dhe familjes së tij, shpalljen nga Edvin Kristaq Xhelati me ligj dhe vendim të veçantë të vrasjes shtetërore të Klodian Rashës si aksident.

Iu bëj thirrje të rinjve kryengritës, de facto elitë e guximit kombëtar, të vazhdojnë betejën e tyre, më e drejta, më fisnikja që nga Dhjetori 1990 gjer sot. Guximtarët fitojnë gjithmonë!

Modifikuar më E mërkurë, 16 December 2020 17:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...