5 arsye pse Vuçiç & Co. insistojnë në Mini-Shengenin për BP

E Enjte, 01 July 2021 16:09

 

Nga Agim Nesho - 01/07/2021

Gjatë gjithë tranzicionit demokratik dhe procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, nuk kanë munguar iniciativat për integrimin rajonal.

Por iniciativa e fundit e Mini-Shengenit Ballkanik pati veçoritë e saj se ajo u iniciua nga vetë liderët ballkanikë -Vuçiç, Rama, Zaev - në kushtet kur Perëndimi refuzoi iniciativën për ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor, iniciativë që do të krijonte një realitet të ri gjeopolitik në rajon dhe kur skepticizmi Europian nuk afronte një zgjidhje të plotë për integrimin e këtyre vendeve në BE.

Dukej si një iniciativë që kontestonte qëndrimin e ngurtë të BE-së ndaj vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por në fakt u shfrytëzua ky frustrim nga Serbia për të mundësuar një iniciativë në favor të statusit dhe qëllimeve të saj. Së pari, Vuçiç me Mini-Shengenin ballkanik kërkon të realizojë rolin dominant të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo dominancë në psikologjinë Serbe ka qenë edhe mbetet një ‘modus vivendi’ në strategjinë e saj.

 

Për shumë nga lobistët perëndimorë të Serbisë kjo iniciativë shikohet si krijimi i Eu-Gosllavisë, rikthimit të dinjitetit serb me gjuhë të moderuar europiane; dhe një kompromis i mundshëm për Serbinë për të marrë diçka në këmbim të njohjes së Kosovës- Mini-shengeni apo Eu-gosllavia (Timothy Less).

Së dyti, kjo iniciativë që synon lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve sjell një avantazh të konsiderueshëm për Serbinë, e cila është një vend më i madh dhe më i zhvilluar se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo do të jetë përfituesja kryesore në të ardhurat doganore dhe shtrirjen e investimeve të saj, si dhe të aleatëve të saj si Rusia dhe Kina në rajonin e Ballkanit. Së treti, me anë të kësaj iniciative të Mini-shengenit Ballkanik Serbia kërkon t’ju imponojë vendeve të Ballkanit Perëndimor politikën e saj të ‘baraslargimit të politikës së saj nga fuqitë botërore’.

Serbia vazhdon të mbetet e pavendosur për rrugën e saj perëndimore dhe politikat e sajtë ditës po tregojnë se ajo është gjithmonë e më shumë një satelit i Rusisë dhe Kinës. Në të kundërtën, hqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vetëm një alternativë, atë të integrimit në familjen Europiane. Ideja e Vuçiç se ne nuk presim derisa të vendosë Europa për të ardhmen tonë, duket se është pranuar nga liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadrin e një reagimi kundër Europës por edhe të ruajtjes së pushtetit të pakufizuar, korruptiv dhe autoritar të regjimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilët pëlqejnë të luajnë në botën e shoqërive jo-demokratike dhe jo-liberale.

Së katërti, Serbia dhe zoti Vuçiç e duan këtë iniciativë si presion për arritjen e Marrëveshjes Serbi-Kosovë. Për të fshehur nacionalizmin serb dhe për ta shitur atë si ide e pranueshme perëndimore, zoti Vuçiç ka punuar me zotin Rama për krijimin e një boshti Serbo-Shqiptar për integrimin Ballkanik.

Por kjo iniciativë midis serbëve dhe shqiptarëve kërkon të anashkalojë dhe mos njohë realitetin e pakthyeshëm të ekzistencës së Republikës së Kosovës. Me pak fjalë, shqiptarët e Kosovës ose t’u bashkohen shqiptarëve të Tiranës dhe t’ju bëjnë koncesione serbëve ku të dyja palët të vijnë në një situatë përfituese për secilën, ose ata do të mbeten jashtë BE-së dhe Serbia nuk do t’i njohë kurrë.

Mendjelehtësia e regjimit të Tiranës që për shkaqe protagonizmi ka rënë në këtë lojë përbën një presion ndaj Kosovës dhe e evidenton zotin Vuçiç jo si një nacionalist të trashëgimisë së Millosheviçit, por si një lider që kërkon të ecë përpara.

Së pesti, vetë Mini-Shengeni është një iniciativë selektive duke përjashtuar shumë vende të Ballkanit Perëndimor, duke e shpallur atë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina sigurisht kanë shprehur rezerva dhe e shikojnë këtë iniciativë si rikthim i Jugosllavisë së re.

Për më tepër politikat e Beogradit ndaj Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës gjithmonë mbeten shqetësuese dhe me tone të larta nacionaliste.

Një iniciativë e tillë e imponuar sigurisht nuk mund të zëvendësojë iniciativat e BE-së gjithëpërfshirëse në respektim të plotë të sovranitetit të shteteve anëtare. Mini-Shengeni nuk është një iniciativë e përkrahur as nga BE dhe as nga SHBA.

Ajo është pranuar në heshtje si një iniciativë rajonale duke respektuar parimin e mos-ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve ballkanike. Vetë zoti Vuçiç e ka pranuar se ka insistuar tek zoti Grenell që Mini-Shengeni të jetë një nga pikat e Marrëveshjes se Washingtonit, për ta shitur si iniciativë me përkrahje perëndimore.

Pragmatizmi i z. Grenell për të ‘zbutur’ Vuçiç nuk do të thotë që kjo iniciativë duhet të përkrahet.

Koha për një Jugosllavi të re ose EU-Gosllavi në Ballkan ka mbaruar

Modifikuar më Premte, 02 July 2021 16:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...