Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Shkodra flet për protestën në ambasadën shqiptare në Serbi, ku një grup të djathtës ekstreme serbe kanë lëshuar thirrje “Kosova është Serbi”. Kurti u shpreh se ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin dhe për këtë janë të inkurajuar nga Beogradi.
Megjithatë, Kurti nënvizoi se ata janë një pakicë e zhurmshme dhe e papërfillshme.
“Në Kosovë ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin. Ata janë një pakicë e papërfillshme dhe e zhurmshme. Besoj se në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi”,deklaroi Albin Kurti.
Albin Kurti ishte në Shkodër për të parë ndeshjen e basketbollit mes ekipit të Vllaznisë dhe Prishtinës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vizita e kryeministrit Kurti në Shqipëri vjen një ditë përpara se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë