Pence është thirrur nga Smith pas disa muajsh hetime.
“Mike Pence është një njeri i nderuar,” tha Trump për Fox News, duke parashtruar një numër fushash që shpreson se Smith do t’i konsiderojë dhe shqyrtojë si pjesë e hetimit të tij.
“A do të hetojë njerëzit që spiunuan fushatën time”, pyeti Trump, duke iu referuar hetimit origjinal të FBI-së nëse Trump dhe fushata e tij bashkëpunuan me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.
“A do të hetojë për agjentin special, Charles McGonigal, i cili ishte në krye të hetimit për Rusinë dhe sapo është arrestuar për marrjen e shumave të mëdha të parave nga Rusia”, pyeti Trump, duke iu referuar McGonigal, i cili u padit së fundmi me akuzat për pastrim parash dhe të tjera akuza që rrjedhin nga ‘marrëveshja’ e tij me oligarkun rus, Oleg Deripaska.
Sipas Fox News, McGonigal është agjenti special në krye të divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Ai akuzohet se ka marrë para nga Deripaska, i cili ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.
Fox News thekson se Deripaska është i njëjti oligark rus që punonte me Christopher Steele- autori i dosjes famëkeqe anti-Trump, që shërbeu si bazë për nisjen e hetimeve ndaj një ndihmësi të fushatës së Trump.
Kujtojmë se McGonigal po hetohet për dy dosje: ajo që njihet si dosja ruse e lidhjeve me Deripaskën dhe dosja shqiptare, e lidhjeve korruptive të ish-agjentit të lartë të FBI me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Edi Rama po hetohet në SHBA me dyshimet se e ka përdorur McGonigal kundër opozitës shqiptare.