Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar se Rama është duke përgatitur një skenar terrori dhe hakmarrjeje për Kukësin, qytetarët e të cilit i thyen turinjtë atij. Denoncimi sipas Berishës vjen nga një punonjës i forcave speciale. Duket se qeveria, e frikësuar nga ngjarjet e fundit, po bën gati një plan për të nënshtruar kuksianët në shenjë hakmarrjeje të revoltës së dhjetë ditëve më parë.
Statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha
Punonjesi i FNSH dixhital denoncon skenarin terrorist, hakmarrës të Edvin Kristaq Ramës ndaj heronjve të Kukësit që i thyen turinjtë. Me kete rast paraljmeroj Edvin Kristaq Hakmarrjen se do pergjigjet personalisht ndaj çdo akti te terrorizmit shteteror ndaj banoreve guximtar te Kukesit, Hasit, Tropojes!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Përshendetje Zoti Berisha. Jam nje punonjes i 712 fnsh tirane Dua tju bej me dije se me urdher nga lart ne drejtori shefi fnsh lorenc shehu po pergatit skuadren per te marre ne qafe kuksianet e tjere qe jane ne kerkim me forma te kundraligjshme.ju lutem publikoje se gjera te liga kan ne mend ky ushtar dhe servil i qeveris qe merr gjoba per te punuar ketu bejini thirrje xhafes se krimit ta largoje sa me shpejt ju lutem se po marrim urdhera per te ushtruar dhune ne vellezerit tane me respekt anonim te lutem”.