Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me biznesmenët e vegjël, të cilët kundërshtojnë vendosjen e TVSH-së dhe rritjen e taksave, taksa të cilat janë duke e shkatërruar këtë kategori biznesi, bashkë me mijëra vende pune.
Basha i ka bërë të qartë sot biznesit të vogël dhe gjithë popullit, formulën e thjeshtë sesi skema e grabitjes së shqiptarëve me taksa e koncensione mund të marrë fund brenda 24 orësh, sesi “kjo bandë në qeveri mund të bjerë brenda 24 orësh”. Ai solli shembullin sei ra taksa e Rrugës së Kombit, me një protestë të vetme dhe të vendosur.
“Opozita mund të bëjë amendamente, por mazhoranca i rrëzon, as nuk i ka përfillur fare. Se këta vetëm fasadën i kanë ruajtur parlamentit. Këta janë një bandë që mund ta ndalë vetëm reagimi qytetar. E vetmja gjë që ndali taksën në Rrugën e Kombit ishte reagimi i kuksianëve. Ky është thelbi! Të tjerat janë llafe kot. Nëse çohemi të gjithë, kjo skemë, kjo bandë, bie brenda 24 orësh! Skema e tyre falimenton për 24 orë nëse shqiptarët ngrihen.“