Kjo video tregon qartë mosrespektin e kryeministrit Rama për kulturën dhe aktorët që në krye të herës. Ironia që Edi Rama bëri me brekët e ish aktores të Teatrit Kombëtar, ka mbetur një nga batutat e tij më të përfolura. Ai e tha atë gjatë emisionit “Ajsberg” të Artur Çanit kur po debatonte me aktorët në vitin 2002 nëse duhej prishur apo duhej ruajtur godina e Teatrit Kombëtar. Me një ironi therëse ish kryebashkiaku që ishte i vendosur për shkatërrimin, duke mos përfillur asmablin “Monument Kulture”, që kishte shpallur vetë, iu drejtua aktorëve: “Epo ruajini dhe brekët e Violeta Manushit si monument Kulture!”. Në atë kohë nga salla u ngrit Luftëtar Paja që plot pathos teatral ia ktheu: “Brekët e Violeta Manushit janë të arta”