Procedimi i deputetëve, Bylykbashi: Është një proces i montuar, një proces farsë

Hënë, 09 Prill 2018 17:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në Fax News u shpreh se ajo që na shqetëson, është dimension i sjelljes së qeverisë në raport me protestat. Ai u shpreh se sjellja e qeverisë ka më shumë rëndësi sesa aspekti teknik-juridik, sesa çfarë po ndodh në aspektin procedurial, pasi ky është një proces i montuar është një proces farsë.

“Ne kemi njoftimin që policia  ka bërë referimin në prokuroritë e 4 rretheve gjyqësore për vepra të ndryshme penale, dhe jemi duke pritur procesin normal, procedurial, por nuk është kjo çështja që na shqetëson. Ajo që na shqetëson është dimension i sjelljes së qeverisë në raport me protestat të cilat do vijnë në përshakëllëzim të cilat do të jenë më të shumta e gjithmonë më të mëdha.

Kur një qeveri arrin në një nivel të tillë si arrestime të paligjshme në mes të natës të 23 qytetarëve në Kukës dhe më pas mbajtja në burg të tyre, kur Sajmir Tahiri është akoma jashtë. Kur shkohet drejt procedimit penal pothuajse të gjithë grupit parlamentarë të opozitës, për çfarë për  një ushtrim të një të drejtë kushtetuese, të tubimit paqësorë, një shprehje e mos bindjes qytetare deputetë kanë për detyre të jenë aty, të jenë përfaqësues të popullit, për të mbeshtetur qytetarët.

Sjellja e qeverisë ka më shumë rëndësi sesa aspekti teknik-juridik se çfarë po ndodh në aspektin procedurial. Është një proces i montuar është një proces farsë.

Jemi para një Prokurorie që është qartazi politike. Një Prokurore e Përgjithshme e cila kontrollon në mënyrë hierakike poshtë saj ‘de facto’ prokurorët e drejtuesit të prokurorive të rrethit të cilët nga ana e tyre ushtrojnë kontrollet e tyre më poshtë, një kryeprokurore e zgjedhur nga Edi Rama.

Ajo sa herë sheh tym i kujton moment i betimit të saj, karshi maxhorancës, pa tym gomash doli dhe dha urdhër për arrestimin. Dha bllok me fletarrestë të gatshme.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...