Sapo përfunduan zgjedhjet e 23 qershorit 2013, në mënyrë krejt pirateske, Edi Rama vendosi në krye të Departamentit të Administratës Publike, ish drejtoren e tij në bashki, Albana Koçiun. Asnjë transparencë me publikun pse u hoq drejtoresha e mëparshme Blerta Selenica. Pastaj paraqiti para publikut Engjëll Agaçin, njeriun që do ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, nëpunësit më të lartë civil në vend. Rama po e paraqiste para se të bëhej konkursi, të cilin pas disa muajsh Agaçi “e fitoi”. Rama ndryshoi të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive. Pasi i ndërroi, bëri struktura të reja për të gjitha ministritë. Hoqi gjithë nëpunësit me lista pritjesh, në mënyrë që njerëzit më të pavlerë që nuk lidhen me administratën, ish komunistë fanatikë, trashëgimtarë persekutorësh, etj, t’i vendoste në administratë. Deputetët e PS-së, ndanë vendin në parcela për të emëruar lloj-lloj injorantësh në administratë. E sigurisht, DAP-i ishte noteri i gjithë veprimeve të paligjshme të udhëhequra nga Rama. Të gjithë ato që janë në DAP, janë militantë e numërues votash të Partisë Socialiste. Ata nuk mund të dalin përtej profilit të militantit dhe adhuruesit deri në idiotësi që kanë për kryeshkatërruesin e shtetit shqiptar, Edi Rama.
E thënë ndryshme, Rama e dhjeu fare administratën e shtetit shqiptare. Sot, Rama i ka filma këto platformat me qytetaret. Nëse ka 10 mijë ankesa, këto janë 10 mijë shuplaka mbi kryet e Ramës sepse ai është arkitekti i administratës më të dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Të tjerat janë dëngla apo “dokrra hini”.