Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon intensivisht protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Qëndrimi i tij ende në detyrë është nje akt i papreçedentë. Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se protestat do të vijojnë.
Belind Këlliçi: I bindur të jetë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe të gjithë shpura e Rilindjes se protestat e të rinjve do të vijojnë çdo ditë e më shumë. Ne do të vijojmë të dalim për të protestuar për një të drejtë që na takon, për një ëndërr të madhe të gjithë të rinjve, të prindërve tanë,të gjithë qytetarëve që duan të rrinë në Shqipëri dhe nuk duan një Shqipëri me kanabis, drogë dhe korrupsion. Është për të ardhur keq që në 2018 ne ende vijojmë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.