Protesta e të rinjve të FRPD-së dhe atyre të LRI-së para Ministrisë së Brendshme ka vijuar edhe ditën e sotme me risi të tjera.
Në fjalën e tij kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka thënë se protesta e sotme është një ekspozotë “memesh” të cilat tregojnë sesi vepron drejtësia e Edi Ramës.
Ai po ashtu nuk harroi të përmendte faktin se ndërkohë që Tahiri e Xhafaj enden të lirë, kuksianët vuajnë dënimin për një vepër që as nuk duhet të ishin burgosur.
Fjala e plotë:
FRPD vijoi sot protesten prane Ministrise se Brendshme per largimin e Fatmir Xhafes. Ne menyre simbolike sot vendosem perpara ministrise nje ekspozite me “meme” te bera nga te rinj te pa angazhuar politikisht, rrjete te ndryshme sociale si dhe Genc Sejko, te cilat tregojne se si vepron drejtesia dhe shteti i Edi Rames.
Kuksianet jane ende ne burg, Tahiri i lire e Xhafa minister. Per 3 mije leke fature energjie te pa paguar kryefamiljaret jane shtyre drejt vetvrasjes ndersa Fatmir Xhafa eshte minister dhe pse ka fshehur nga drejtesia te vellain te denuar per trafik droge, edhe perse ai eshte subjekt i ligjit Antimafia per shkak te denimit me 7 vite burg per trafik droge ne Itali te vellait te tij.
Keto meme pasqyrojne me se miri ironine therrese me te cilen te rinjte shqiptare trajtojme Edi Ramen, Fatmir Xhafen e Saimir Tahirin ne rrjetet sociale.