Kur nga Italia ende pritet përgjigja e audio-përgjimit, nëse është ose jo vëllai i ministrit të Brendshëm protagonist, Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur disa dyshime te reja.
E ftuar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në gsh.al, deputetja Klajda Gjosha vë në pikëpyetje kopjen që i është dërguar autoriteteve italiane për ekspertizë.
Nga ana tjetër, seancat e fundit kane treguar se nga LSI ka pasur rrjedhje votash në Parlament.
Mazhorancës do t’i duhen 6 vota për të miratuar ndryshimet për të zhbllokuar emërimin e magjistratëve të rinj. Por ish-ministrja thotë se kjo nuk do të ndodhë!
Si ish-ministre e Integrimit, Gjosha duket pesimiste për qershorin, për sa kohë sipas saj, Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrat e shtëpisë. Ndërsa për drejtuesit politike të LSI, ndan mendime të ndryshme./GSh