E ndërsa këmbanat e dështimit të Ramës në arenën ndërkombëtare po shtohen (me shumë gjasa Shqipëria do marrë përgjigje negative për çeljen e negociatave) personazhi në hije, i vetë shpalluri pasardhësi i Ramës në parti, Erjon Veliaj, ka shtuar daljet publike.
Ky padurim është vënë re në intensifikimin e Veliajt për të dalë kudo, si njeriu punëtor, kjo gjithashtu vihet re në rubrikat e Bashkisë së Tiranës, ku Erion Veliaj shfaqet gjithmonë duke bërë diçka dhe i rri tek koka punës.
Kjo është qasja për të sfumuar paraardhësin. Rama merr goditje, e Veliaj merr lavdërime të tipit si ato të sjelljes në Tiranë të dy famozëve Ermal Metaj e Rita Ora. Super konceretet.
Strategjia e Veliaj është vënë në lëvizje edhe nga brenda kabinetit. Mësohet se kontaktet brenda qeverisë, lidhjet e tij të afërta dhe interesash ekonomike me ministra apo pjestarë të stafit të këshilltarëve janë aktivizuar.
Mesa duket, Veliaj s’po rri duarkryq.
Në tavolinat politike brenda mazhorancës, po përflitet edhe për lobime afër ndërkombëtarëve. Tekstet që po shkëmbehen me disa ambasadorë janë të qarta. Veliaj po pret dështimin e Ramës, goditjen e tij nga shqiptarët dhe në fund të duartokasë marrjen e kryefronit të Partisë Socialiste. 55news.al