Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.
Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca nuk ka gjetur rrugë tjetër veç ndryshimit të ligjit, duke ia lënë emërimet në dorë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
Për të bërë këto ndryshime duhen 84 vota në Kuvend? E pyetur nëse do të ketë rrjedhje votash, duke u bashkuar me PS.
Për ish-ministren e LSI, kjo gjë nuk do të ndodhë dhe sipas saj kompromise të tilla të sjella në minutën e fundit pa dialog dhe konsultim nuk do të votohen.
Klajda Gjosha tha se deputetët e LSI kanë qëndruar në disa seanca të Kuvendit për shkak se kishin rreth 6 muaj që nuk kishin shkuar./GSh