Ish kryeministri Sali Berisha ka replikuar gjatë seancës së sotme parlamentare me deputetin socialist Alket Hysenin.
Berisha është shprehur se Hysenin e mbron Rama, por do t'i vijë koha që do të jetë në qeli.
“Alket Hyseni, do të ndiqesh dhe ti, do të të vijë koha dhe ty, sot të mbron Rama. Zgjidhe qelinë e shko, hajdut tokash”, shprehet Berisha.
Ndërkohë deputeti Hyseni akuzohet nga opozita se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme toka në bregdet.