Të gjithë kundër TVSH-së së binesit të vogël. Vetëm Rama është stoik në qëllimin e tij për ta shkatërruar këtë biznes dhe për të majmur oligarkët.
Ditën e sotme ka një tjetër shpullë për qeverinë. Ekspertët e Bankës Botërore janë shprehur skeptikë lidhur me uljen e pragut të TVSH-së te biznesi i vogël nga 5 në 2 milionë lekë.
Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin kanë vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, ka pohuar ai.
Gjatë prezantimit Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perendimor, Hilda Shijaku, eksperte e BB tha se barra administrative për ta mbledhur TVSH-në tek biznesi i vogël është e ulët, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është i ulët.
Ekspertët e Bankës theksuan se ata nuk kanë informacion për rritje të kostove te biznesi.
Banka Botërore, në këtë mënyrë i bashkëngjitet qëndrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky institucion ka pohuar më herët se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.