Kur kanë kaluar disa ditë nga protesta e kuksianëve kundër taksës për rrugën e Kombit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka shkuar në Kukës, për të folur me banorët e këtij qytetit lidhur me këtë taksë.
Edhe pse këto takime duhet të ishin bërë para se protesta të ndodhte, Ahmetaj vetëm ditën e sotme ka shkuar për të biseduar me ta.
“Qeveria po negocion për një pakete te lehtësuar për banoret e Kukësit për tarifën e rrugës se Kombit”- ka deklaruar Ahmetaj.
Kjo tentativë vjen pas kërkesave të njëpasnjëshme nga banorët e Kukësit dhe jo vetëm për heqjen e taksës për rrugën e Kombit, taksë kjo e vendosur nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu, Ahmetaj ka folur me bizneset nga Kukësi për çështjen e TVSH-se, ku edhe për këtë çështje shumë biznese janë shprehur kundër kësaj nisme.
“Informim intensiv për përfshirjen ne skemën e deklarimit, do komunikohet me çdo biznes ne te gjithë Shqipërinë. Nuk është takse e re, është vetëm detyrim për deklarim”- ka sqaruar ministri.
Sipas tij, deklarimi i TVSH nuk ka ngarkese te shtuar fiskale për bizneset. “Deklarata do jete e thjeshtuar, asistence nga tatimet për deklarimin, nuk ka gjoba ne rast te gabimeve ne deklarim”- tha me tej ai.
Qindra kuksianë protestuan pak ditë më parë kundër vendosjes së taksës për këtë rrugë, ndërsa të irrituar dogjën kabinën ku bëhet pagesa.