“Dibranët bëjnë për “ujë të ftohtë” ministren Xhaçka. Ajo u mbyll derën mediave lokale, nuk ka asnjë përgjigje për mllefin e banorëve”. Ky fakt bëhet i ditur nga deputetja e PD, Dhurata Cupi e cila në rrjetin social FB shkruan se Xhacka nuk mundet kurrsesi të iu mbush mendjen dibranëve me fjalë boshe.
Ja reagimi i Dhurata Çupit në FB
“Me duar bosh dhe pa asnjë projekt për Qarkun e Dibrës, ministrja e ngarkuar për tu mbushur mendjen por edhe barkun me fjalë, shkon dhe sdi çtu thotë Dibranëve.
Pas 5 vitesh në pushtet qeveria nuk ka bërë asgjë për këtë zonë, ministrja Xhaçka është vënë në pozitë të vështirë përballë banorëve të mençur të këtyre zonave.
Kryeministri, duke e patur të vështirë të shkojë vetë atje, ka zgjedhur ta vendosë përballë mllefit të Dibranëve, ministren që jo vetëm nuk e njeh zonën por nuk ka asgjë për tu thënë, pasi asnjë rrugë, shkolle, spital apo investim tjetër nuk është kryer në qark, përveçse ka marrë masa të përjashtojë nga ndihma ekonomike mijëra familje.
Në pamundësi për të përballuar qytetarët e për të fshehur këtë imazh të qeverisë ku bën pjesë,ministrja ka ndaluar edhe mediat lokale që ta ndjekin në “llogaridhënien me qytetarët” që e bëjnë për ujë të ftohtë.
E gjendur përballë një situate të paprecedent, ku s’ka asnjë përgjigje, ministrja zë e flet për çështjen më të prekshme për ta: Atë të statusit të minatorit, pasi kjo është zona me numrin më të madh të punonjësve të minierave, dhe u thotë se ai do të bëhet kur të dojë qeveria( dmth kur ti teket qeverisë) dhe jo kur e kërkon deputeti i zonës.
Në fakt janë deputetët e opozitës te zonës që ndjekin nga afër këtë shqetësim të vazhdueshëm, dhe përfaqësuesit e qeverise nuk garantojnë asnjë zgjidhje , mjafton te ju sjellë nè vëmendje që të njëjtën sjellje kishin edhe për naftëtarët dhe sot gjenden në kushtet e mbijetesës.
Kjo është një çështje jetike për banorët por në pese vite nuk morët asnjë mase për trajtim të barabartë e njerëzor të minatorëve.
Në këto vite asgjë nuk bëtë për ta zhvilluar Dibrën dhe gjithë Shqipërinë prandaj shqiptarët iu presin në atë mënyre. Propaganda nuk ju shpëton. Qytetaret nuk ju besojnë më”.