Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krimit në vendin tonë.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në zonën e “Don Boskos”, ku një 31-vjeçar qëlloi për vdekje një 19-vjeçare, deputetja e PD-së thotë se janë kthyer rastet e ekzekutimeve të grave në Shqipëri.
Metaliaj shkruan se institucionet shqiptare të reagojnë duke i parandaluar këto ngjarje të rënda, ndërsa ka shtuar se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë vetëm se i ka dhënë kurajo krimit.
Reagimi i deputetes:
Po përsëriten përsëri rastet e ekzekutimit te grave ne Shqipëri. Një vajze e re vetëm 19 vjeçe dhe një nene e 6 fëmijëve kane humbur jetën tragjikisht pasi janë ekzekutuar pa ju dridhur dora nga vrasësit e tyre.
Dhuna dhe krimi ne familje dhe ne shoqëri, po merr jete nenash e motrash, po le jetime fëmijë e po shkatërron familje.
Dhuna ne familjet shqiptare është kthyer ne një moment traumatik, e qe shpesh here merr diskutime jo vetëm ne shoqëri, ne media apo parlament por edhe ne familjet tona te ngushta .
Është kthyer ne një fenomen te frikshëm, e ku nga debati dhe sherri mes çiftit ndodh qe te nise me pas dhuna dhe vrasja.
Ne shume raste ka edhe gra kurajoze qe u drejtohen institucioneve shtetërore duke kërkuar fillimisht divorc e paralelisht me te, edhe urdher mbrotje nga Gjykata,por qe ne shumicen e rasteve nuk ju ka vlejtur dhe nuk jane mbrojtur nga institucionet shteterore,perkundrazi...
Perpjekjet e nenave te tilla jane te jashtezakonshme per te mbrojtur femijet nga imazhe te drames se perseritur ne familje.
Por cfare ndodh me keto gra te dhunuara qe trokasin ne dyert e institucioneve shteterore?
Keto gra kthehen thjeshte ne nje numer statistikor me shume ,ndersa mekanizmat shteterore ne mbrotje te tyre jane inekzistente.
Keto gra tashme jane serish te vetme perballe presionit psikologjik e dhunes se bashkeshorteve apo ish bashkeshorteve te cilet nuk i pengon serish asnje strukture shteterore,te jene te dhunshem dhe vrases.
Ky fenomen po gerryen familjen dhe shoqerine shqiptare.
Kjo duhet ndalur. Shteti nuk mund te beje me sehir ne te ardhmen.
Shteti ne Shqipëri reagon kur ngjarja behet mediatike, atehere kur gjithe kjo rropatje e grave perfundon ne ekzekutimin e tyre.
Prandaj ka ardhur koha qe shteti te veproje, institucionet te reagojne ne kohe e te angazhohen per parandalimin e vrasjeve .
Duhet koordinimin i te gjitha i institucioneve per te parandaluar qe ne zanafille kete fenomen.
Ne keto raste ekstreme ,ligji duhet te veproje me ashpersine me te madhe.
Kjo qeveri nuk e ka bere kete por nese vazhdon te jete gjakftohte dhe indiferente,atehere kjo qeveri inkurajon dhunen dhe krimin .
Per ta mbyllur : I bej thirrje te gjitha institucioneve shqiptare te vihen ne levizje per te parandaluar dhunen e krimin ne familje dhe ne shoqerine shqiptare,ndersa drejtesia te veproje me forcen e ligjit per cilindo qe ben nje nene,nje vajze ,nje grua te lotoje e aq me teper qe ti marre jeten asaj.
Sepse nenat sjellin jete!
/55News.al/