Duke qenë se aksioni opozitar do të vijë gjithnjë e në rritje dhe duhet një koordinim akoma edhe më i madh, Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar, në të cilën janë të pranishëm dhe aleatët parlamentarë te opozitës
Basha e ka përshpejtuar kështu mbledhjen e grupit për në fillim javë pasi duhet përcaktimi i aksionit opozitar sa më shpejt për të gjithë javën politike.
Mësohet se opozita ka vendosur të jetë e pranishme në të gjitha komisionet parlamentare dhe diskutimet do të përqendrohen në çështjen ‘Xhafaj’.