Ylli Manjani: Vazhdon “teatri i skandaleve” të kruhet me Teatrin Kombëtar!

Hënë, 11 June 2018 10:40

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sa i përket një projektligji të Ministrisë së Kulturës propozon të lidhet një kontratë me një kompani biznesi. Sipas Manjanit po shpiket një skandal që të mbyllet një tjetër sic është ai i ministrit Xhafaj.

 

Ja cfare shkruan Ylli Manjani ne FB

Një projekt ligj i Ministrisë së Kulturës propozon të lidhet një kontratë me një kompani biznesi, është skandali i ri, që përpiqet të mbulojë skandalin Xhafaj!
E paparë e dëgjuar në historinë e 100 viteve të fundit të jurisprudencës në vendet demokratike!
Ai projekt ligj, krejt pa kulturë, nuk ka asnjë lidhje, po asnjë fare, me Kushtetutën dhe rendin ligjor të Republikës!
Vetëm Erdogani ka bërë një ligj të tillë, ku renditi emrat e gjykatësve Gylenistë për ti larguat nga sistemi gjyqësor.
Qeveria jonë është pasuese e vetme e kësaj praktike ligjore anti-shtet e anti-demokraci! Nuk gjendet asnjë rast i tillë në hapësirën e BE, me të cilën duam të negociojmë për anëtarësim!
Ligj në definicion do të thotë norma kuadër që rregullojnë të gjitha marrëdhëniet e fushës (jo firmës Fusha)!
Në Republikën e Shqipërisë pushtetet janë të ndara (neni 7); pra parlamenti bën ligje dhe qeveria i zbaton. Gjykata jep drejtësi.
Çështjet që duan ti rregullojnë me këtë projekt ligj, mund ti zgjidhin me ligjet kuadër që janë në fuqi. Konkretisht : Ligji Për Koncesionet; Ligji Për Prokurimin Publik; Ligji për Pronat Publike; Kodi Civil; Ligji për Urbanistikën etj.
Pra Parlamenti e ka bërë detyrën e tij Kushtetuese duke miratuar këto ligje. Kuvendi nuk mund të bëjë detyrat e qeverisë aq më pak të bashkisë!!!
Parlamenti nuk mund ti bëjë ligjet si vendime tenderësh! Ky është kulmi i pabarazisë ndërmjet shtetasve!
Ligji tregon procedurës se si bëhet tenderi, por nuk shpall fituesin!
Neni 116 i Kushtetutës tregon qartë se ligji ka fuqi në gjithë territorin dhe jo vetëm tek territori i Teatrit Kombëtar!
Pra asnjë lidhje me Kushtetutën ka ky projekt ligj, tepër i rrezikshëm për demokracinë gjithashtu!
I rrezikshëm sepse, me të njëjtën logjikë Parlamenti mund të bëjë ligj për të futur në burg individë apo grupe të caktuara! Apo kanë turp këta!
Ky është skandal e kaluar skandalit! Puç i pastër kundër rendit Kushtetues, në dhunim të hapur të ndarjes së pushteteve; barazisë para ligjit dhe; të hierarkisë së normave!
Ndërkohë vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Ndaj qeveria dhe pushteti monist bën qejf!
Por ky skandal nuk mund mbulojë dot krimet shtetërore të trafikut të drogës dhe të damkosjes sonë të përbashkët...

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 18:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...