“Rama e pranoi se ka kërkuar hapjen e kampeve për ish-terroristët e ISIS në Shqipëri” me këto fjalë e nis postimin e tij n ë “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, zëdhënësja e “Noriegës” deklaroi se Be nuk i ka kërkuar kampe refugjatësh sepse po ta kishte bërë do e kishin pranuar pa hezitimin më të vogël.
“Deklarata e Rames, e bere nepermjet ndrikull Vodes, se Shqiperia ka te gjitha kushtet per krijimin e ketyre kampeve, deshmon oferten dhe garancine qe Rama i ka bere BE per marrjen e refugjateve!” shkruan ish-kryeministri.
Sipas Berishës kjo ofert nga na e Ramës vjen për të mbuluar kriminalitetin ku është përfshirë kjo qeveri dhe për të zhvilluar më tej trafikun e qenieve njerëzore.
“Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!
1- Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre
2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe deshtimin e tij te plote”
Postimi i plotë:
Rama pranon se ka kerkuar hapjen e kampeve per ish terroristet e ISIS dhe refugjatet ne Shqiperi!
Zedhensja e Norieges, ndrikulle Voda deklaron se:
-BE nuk i ka kerkuar Norieges te krijoje kampe refugjatesh ne Shqiperi !
-Por Rama i ka kerkuar BE te krijoje kampe me ish terroriste te ISIS dhe refugjatesh ne Shqiperi
Deklarata e Rames, e bere nepermjet ndrikull Vodes, se Shqiperia ka te gjitha kushtet per krijimin e ketyre kampeve, deshmon oferten dhe garancine qe Rama i ka bere BE per marrjen e refugjateve!
Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!
1- Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre
2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe deshtimin e tij te plote
U bej thirrje vendeve anetare te BE ne teresi dhe Italise ne veçanti te mos mashtrohen me oferten delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizine, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerezore nga mafia shqiptare e lidhur koke e kembe me Edi Ramen.
Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shnderroje Otranton ne varrezen gjigande me te madhe te detrave! sb