Ish–kryeministri Sali Berisha ka dalë në krah të të rinjve që protestuan sot poshtë zyrave të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe përballë godinës së kryeministrisë. Ai vlerëson guximin e të rinjve për tu përballur edhe me policët e urdhëruar që protesta të mos zhvillohej.
Pak orë më parë të rinjtë demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë sulmuar nga policia e vendosur poshtë zyrave të Kryemistrisë. Pasi mbaruan protestën te Ministria e Brendshme , me biletën e udhëtimit të Ramës drejt Kolumbisë, ata marshuan drejt godinës së Qeverisë. Por ende pa shkuar aty, në Bulevard, policia pa asnjë shpjegim nisi të konfrontohej dhe të shtynte të rinjtë. Nuk shpjegohet dhuna e uniformave blu pasi protestat e të rinjve kanë qenë të qeta.
Postimi i plotë:
Te rinjte guximtare te opozites protestojne me para kryeministrise! Ata perballen me narkopolicine!
Ata i kane prere bileten Edi Rames qe po e mban peng integrimin e Shqiperise. Destinacioni i Rames eshte per ne Kolumbi, vetem vajtje pasi vetem Kolumbia mund ti jape azil Edi Rames, Fatmir Xhafes dhe Sajmir Tahirit. sb