Kreu i Shtetit, Ilir Meta bën një apel reflektimi dhe ndërgjegjësimi kundër punës së fëmijëve.
“Sot, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kam një apel të veçantë, për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.
Ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.
Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe”, shkruan Meta.
Presidenti shprehet se duhet më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative.
“Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra.
Jo punës së fëmijëve!
Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre!”, përfundon Meta.