Berisha: Banditi, Lal Plehu iku me bishtin nën shalë nga komisioni

Tuesday, 19 June 2018 11:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se akti prej banditi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, mori përgjigjen e duhur sot në mbledhjen e komisionit parlamentar.

Përmes një postimi në “facebook” Berisha ka shkruar se Veliaj pushtoi seancën si “horr”, veprim ky që s’ka ndodhur asnjëherë në këta 27 vjet.

“Te dashur miq, per here te pare ne historine 27 vjecare te parlamentit, pushton seancen e punimeve te komisionit parlamentar Erion Veliaj, nje horr, bandit i veshur me pushtet” shkruan ish-kryeministri.

Më tej Berisha shton se opozita mbrojti me vendosshëri parlamentizmin dhe nxorri jashtë “si qen me bish nën shalë Lal Plehun”.

Postimi i plotë:

Nje akt prej banditi i Lal Plehut ne parlament qe mori pergjigjen e merituar!

Te dashur miq, per here te pare ne historine 27 vjecare te parlamentit, pushton seancen e punimeve te komisionit parlamentar Erion Veliaj, nje horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishem i tij e lejon te ulet i paftuar, te marre mikrofonin dhe te bllokoje mbledhjen e komisionit ne kundershtim flagrant me rregulloren e parlamentit!

Deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit dhe deputetet e tjere te opozites mbrojten me vendosmeri parlamentarizmin dhe nxorren jashte si qen me bisht nen shale Lal Plehun, dhe se bashku me te ndrikull Kumbaron, qe ndan me te vellain parate e takspaguesve shqiptare!

Nje pershendetje te perzemerte per zonjen Vokshi dhe deputetet e opozites qe perzune Lal Plehun nga parlamenti! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...