Meçorapaj: Parlamentarizimi mori goditje brutale dhe banale nga Erion Veliaj

Tuesday, 19 June 2018 12:18

Deputetja e PD-së, Nadire Meçorapaj ka reaguar lidhur me sjelljen e turpshme që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pati në Komisionin e Medias.

Edhe pse në këtë mbledhje ishte ftuar për të raportuar vetëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar, në Komision u pa edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për Meçorapajn, nga sjellja e Veliajt, parlamentarizmi ka marrë një goditje brutale dhe banale, pasi ai shfaqet në Komision kur t’i teket dhe jo kur e ka datën e përcaktuar.

Reagim i plotë i deputetes:

Parlamentarizimi ka marrë një goditje brutale dhe banale nga Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, delfini i Edi Ramës. Në mungesë të plotë respekti ndaj Parlamentit, Komisioneve, deputetëve dhe ligjeve të vendit, Veliaj vendos të shfaqet kur t’i teket, dhe jo kur e ka datën e përcaktuar për t’u paraqitur para Komisionit të Arsimit dhe Medias.

Para respektit për institucionin më të lartë të vendit, Kuvendin, ai zgjedh një ‘rrugë Barcelone’. Dhe shfaqet i paftuar, refuzon të largohet, bllokon punimet e Komisionit dhe u jep urdhra punonjësve të Gardës.

‘Kryebashkiaku fluturues’ po shkon në Barcelonë nesër në ditën kur është thirrur nga Kuvendi për dëgjesë. Me sa duket ka një tjetër copë Tirane për të shitur.

/55News.al/32ea8d9c-e490-4cf3-8f8c-2aea1c68027a.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...