Kryetari Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish për hapjen e negociatave me BE-në dhe ka thënë se Ramës i ka rënë çdo alibi nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat me BE-në, por i hapen vetëm Maqedonisë.
Më tej Vasili shton se Rama është i vetmi armik i egër i integrimit dhe e dërrmoi imazhin e vendit, me trafiqe e korrupsion.
Postimi i plotë:
Europa eshte pozitive pa asnje hezitim dhe skepticizem per hapjen e negociatave me Maqedonine.
Megjithe problematiken shume te komplikuar te Maqedonise qofte ne planin e brendeshem dhe te jashtem, ku spikatnin problemet etnike dhe ceshtja e emrit,procesi i integrimit europian te saj ecen perpara dhe ajo e bind Europen.
Shqiperia pa asnje nga keto probleme ka ngecur ne vend.Ka ngecur se Kryeministri i saj si armik i eger i integrimit dhe i vendit te tij e molepsi vendin ne cdo qelize me trafiqe,krim te organizuar dhe korrupsion. E derrmoi imazhin e vendit,e demoralizoi biznesin,i beri shqiptaret te ikin me mijra nga atdheu i tyre.
Maqedonia prej vitesh eshte nder 10 vendet e para ne bote si vend terheqes per bisnesin.
Shqiperia eshte dhjetra vende larg dhe korrupsioni e kriminalizimi i ekonomise nga milionat droges dhe krimit largojne qindra miliona euro investime dhe varferojne frikshem shqiptaret.
Kjo eshte dite shume e rende per Shqiperine.
Maqedonia me hapjen e saj te negociatave per anetaresim ne BE eshte deshmia me tronditese se sa kriminale, malinje,regresive dhe
grabitqare eshte qeverisja e ketij kryeministri.
Asnje alibi e asnje lloji nuk e shpeton dot kete kryeminister nga kjo damke turpi qe i vuri Shqiperise ku pergjegjes eshte vetem e vetem ai.