Kabineti qeveritar i Gjermanisë është e mendimit se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të largohet.
Sipas deputetit të CDU-së, Johann Wadephul ministri duhet të largohet, sepse në detyrën e tij ai nuk vepron plotësisht i pavarur.
Në një intervistë për DW, Wadephul ka thënë se Fatmir Xhafaj është ekspozuar ndaj akuzave të vëllait dhe një njeri me përgjegjësi të plotë duhet të shohë nëse e kryen detyrën si i pavarur apo jo.
“Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave.
Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali.
Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan, që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë”, është shprehur deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistën e tij për Dojçe Velle.