Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka denoncuar një skandal që po mbahet i fshehtë nga Bashkia e Tiranës.
Sipas Çollakut, nga shirat është përmbytur kati i parë dhe ai i nëndheshëm i Bashkisë duke sjellë dëme të rënda në arkivën e institucionit.
Investimi në Sheshin “Skënderbej”, që duhej të shërbente për mbledhjen e ujerave të shirave, është propagandë e shëmtuar që ka çuar deri në përmbytjen për herë të parë të vetë bashkisë.
Postimi i plotë:
Bashkinë e Tiranes e ka marrë lumi e llumi..
Shirat e djeshëm dhe tubacionet qe kane shperthyer kane permbytur godinen/katin e pare te Bashkise Tirane.
Burime nga brenda Bashkise na njoftojne se jane demtuar rende sallat dhe dokumentacionet e arkives, gjendjes civile dhe biblioteka.
Korridoret katit te pare jane permbytur e perbaltur krejtesisht.
Ne Bashki mund te futesh vetem me cizme llastiku.
Absurde eshte se stafi i Bashkise po perpiqet ta mbuloje kete skandal. Punonjesit e besuar e militante te Bashkise jane thirrur dhe angazhuar per pastrim.
Asnje tjeter nuk lejohet te hyje ne ambientet e Bashkise Tirane.
Paranoja e ndonje fotoje qe tregon skandalin ka bere te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkise.
Ftoj cdo qytetar ne menyre vullnetare te shkoje te Bashkia Tirane e te kontribuoje te pastroje ujin e balten qe e ka permbytur.
Te shpetohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.
Bashkia e Tiranes, ajo qe merr cmime nderkombetare te porositura...sot eshte mes ujit baltes e fekalve.
Qindra dokumente jane prishur e zyrat kryesore jane bere te paperdorshme.
Perpjekja e kryetarit te Bashkise per ta mbajtur te fshehte kete situate te degraduar eshte qesharake.
Kur te merr lumi perpara nuk ka propogande qe te shpeton.
Bashkine e Tiranes sot e ka permbytur megallomania dhe perpjekja per te krijuar nje Tirane virtuale e fasade.
Bashkine e Tiranes e ka marre lumi...