BE i mbylli derën sërish Shqipërisë: Edhe në 2019 nuk pranoheni nëse...

E mërkurë, 27 June 2018 10:16

Luksemburg - Dera për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE mbetet e mbyllur, të paktën deri në Qershor 2019, por anëtarësimi mbetet një ofertë, nëse vendet bëjnë progres me reformat- vendosën të Martën ministrat e BE.

Gjatë një mbledhje maratonë të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, shumica e vendeve anëtare diskutuan më favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim tani, por Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Danimarkës, ishin kundërshtueset kryesore, thanë diplomatët.

Rezultati i diskutimeve ishte një tekst kompromisi ku Këshilli thotë se “bie dakord që të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.”

Megjithatë, të dy vendet duhet të tregojnë progres me reformat në fusha si lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i sistemeve të tyre të drejtësisë.

Këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Europian dhe “në varësi të progresit të bërë”,  do të mbahet një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedonisë “nga fundi 2019-ës”.

Në Prill Komisioni mbështeti nisjen e bisedimeve dhe rekomandoi pranimin nga Këshilli, megjithatë vetë Komisioni vuri në dukje disa mangësi në përgatitjen e të dy vendeve.

Perspektiva e futjes në radhë për anëtarësim në BE u hap për Maqedoninë pas zgjidhjes së një mosmarrëveshje të vjetër për emrin me Greqinë, ç’ka kishte bllokuar procesin e anëtarësimit.

Hapja e bisedimeve mund të përfaqësojë një tregues të qartë se Blloku është i gatshëm të rinovojë zgjerimin me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjuha e deklaratës së të martës u jep qeverive proeuropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u thonë qytetarëve të tyre se dera për anëtarësim eventual në BE është e hapur. Por Frnaca dhe Holanda, të kujdesshme rreth zgjerimit të BE me vende të tjera, u lejon atyre të thonë se nuk është marrë asnjë vendim final. 

2 vendet  duhet të tregojnë ‘një historik të besueshëm si në përmirësimin e shtetit të së drejtës, ashtu dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ne do të shohim me vëmendje raportin e Komisionit vitin e ardhshëm  për të gjykuar nëse arrijmë ta identifikojmë këtë progres’ - tha Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok për gazetarët në fund të takimit.

Nga Jacopo Barigazzi

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...