E hidhur, Europa na njeh për emigrantë, trafikantë, kriminelë e të korruptuar!

E mërkurë, 27 June 2018 10:05

Hapja e negaciatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë çështje të rëndësishme, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani në një postim në profilin e tij “Facebook” u bën jehonë arsyeve se përse "ëndrra" europiane është e largët për shqiptarët. Largimi i rinisë shqiptare jashtë, aplikimi për azil, varfëria në vend, skandalet, korrupsioni qeveritar apo votimet formale, të gjitha këto janë më se të mjaftueshmë për Manjanin për ta parë Shqipërinë shumë vite larg nga të qenurit pjesë e Europës. Realitet të hidhur e quan ish-ministri i drejtësisë situatën në të cilën ndodhet vendi.

Statusi i plotë:

E hidhur..

————

Vetëm kur të vendosim ne Shqiptarët ta duam Shqipërinë, do jemi në Europë!

Nuk ka asnjë dyshim që dashuria për vendin mungon! E quajmë poezi këtë gjë prandaj dhe se vlerësojmë..

Por e thënë më shkoqur:

Nëse rinia sheh të ardhmen e saj jashtë vendit;

Nëse familjarë aplikojnë masivisht (të parët në çdo statistikë) për green card apo për azil;

Nëse ata që mbesin në vend presin të hanë nga djersa e emigrantëve apo lëmosha e qeverisë;

Nëse votimet janë formalitet sepse fiton gjithnje parrelliu dhe i forti;

Nëse politika zhytet përditë në skandale, krim e korrupsion dhe populli nuk reagon;

Nëse të giithë i japim mend njëri-tjetrit në FB dhe vendin e lëmë në dorë të atyre që e shesin për një mos deklarim publik të së keqes;

Natyrisht ska Europë! Sot jo e jo, por as sot një vit! E as sot e shumë vite në vijim!

Vetëm dashuria për vendin mund të na bënte Europianë!

Dashuria për Europën me urrejtje ndaj vendit, minimumi na lë këtu ku jemi!

Dhe ketu ku jemi na njohin për: emigrantë; trafikantë; kriminelë e të korruptuar!

Pa aftësia për të ndërruar politikanët që qeverisin sipas qejfit të tyre na ngarkon të gjithëve ne me faj!

Asnjë popull tjetër ne Ballkan e Europë nuk e ka këtë defekt!

E hidhur sa më ska! Por kjo është e vërteta jonë!

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...