Deputetja e PD: Bashkimi Evropian i tha JO qeverisë "Rama"

E mërkurë, 27 June 2018 10:49

Deputetja e PD-së, e zgjedhur në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj, ka reaguar pas refuzimit nga ana e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja demokrate shprehet e shqetësuar dhe thotë se Bashkimi Evropian i tha JO qeverisë "Rama",

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Nuk u miratua çelja e negociatave.  Edi Rama mendon se mund t'i thuhet po, kur ai mbron Tahirin dhe është gati t'i shembë të gjitha institucionet për të. 

Mbron Fatmir Xhafën dhe është gati të marrë çdo kosto për të.  Përdor prokurorinë dhe reformën në drejtësi si kamxhik për të kapur sistemin e drejtësisë.

Bllokon formimin e prokurorisë speciale, SPAK, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë.  Nuk lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, por e organizon vetë krimin dhe është vetë korrupsioni.

Pra nuk plotëson kushtet e BE-se.

Së fundmi, si për ironi te fatit, shpërtheu edhe "Skandali Tojota" i cili nuk lidhet me një makinë por është provë e operacioneve të pastrimit të parave të pista, PPP, ky është kuptimi i vërtetë i PPP-ve.

Pastrim ky që kryhet nga zyrtarët e lartë në bashkëpunim me grupet kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kjo qeverisje plotëson vetëm kushtet e grupeve kriminale, jo kushtet e shqiptarëve, as kushtet BE-se.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...