Vokshi çon në Parlamentin Europian çështjen e Teatrit Kombëtar

E mërkurë, 27 June 2018 11:01

Parlamenti Europian në Bruksel diskutoi mbi trashëgiminë kultutore në Europë me praninë e autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian si kreu i Parlamentit Antonio Tajani dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Pjesë e kësaj Konference të nivelit të lartë ishte edhe kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi e cila ngriti shqetësimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në fjalën e saj në Parlamentin Europian, Vokshi apeloi për ruajtjen e Teatrit Kombëtar.

“Arsyeja kryesore pse kërkova fjalën është kjo godinë i përket qendrës së qytetit, e ndërtuar nga arkitekti i famshëm Italian Xhulio Berte, e cila qënë për 80 vite Teatri Kombëtar. Aktualisht jemi në javën e tretë të një proteste të përditshme nga artistët para Teatrit sepse qeveria ka vendosur ta shembë. Ne duam të mbrojmë këtë ndërtesë sepse qeveria vendosi ta prishë që ti japë tokën privatit për të ndërtuar kulla të larta. Kam një apel për ju për të shpëtuar këtë ndërtesë por edhe ti kushtoni më shumë vëmëndje vendeve si Shqipëria, për të pasur projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për të lidhur të shkuarën me të ardhmen”, tha Vokshi.

Deputetja shqiptare tha para autoriteteve të larta europiane se trashëgimia kulturore shqiptare është durre u rrenuar.

“Arsyeja pse kërkova fjalën sot është ndarja e një shqetësimi dhe një apel për të gjithë ju. Ndërsa flasim, kati i parë i Bibliotekës Kombëtare është nën ujë pas stuhisë dhe mund të jenë mijëra libra që mund ti humbasim. Me vete kam edhe disa foto, ura e Hoshtovës dhe Orgockës. Këtu kam edhe një manastir mëse 300 vjeçar në jug të vendit që janë zhdukur për shkak të mungesës së vëmëndjes nga autoritetet”, tha Vokshi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...