Aktorët që nuk u blenë dhe nuk u bënë pjesë e pazarit të pista të Ramës dhe Veliajt për Teatrin Kombëtar u mblodhën sërish në protestë mbrëmjen e sotme.
Por në ndryshim nga organizimet e deritanishem në mbledhjen e sonte përveç fjalimeve filloi edhe mbledhja e firmave për të kundërshtuar shembjen e godinës së teatrit.
Qytetarët që ishin duke protestuar me një kartë identiteti u bënë pjesë e peticionit, përmes së cilit synohet të pengohet ligji i kaluar me procedurë të përshpejtuar me votat e maxhorancës në Kuvend.
Mbledhja e firmave do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për mbrojtjen kësaj pasurie kulturore.